Dallimi mes komunave të fituara nga partitë në vitin 2017 dhe 2021 (Infografik)

02.11.2021

Në Fokus

Fotografia e hartës së zgjedhjeve lokale për katër vite u ndryshua tërësisht. Opozitarja VMRO-DPMNE, e mori shumicën e komunave me të cilat deri tani ka udhëhequr LSDM, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Gjithsej VMRO-DPMNE tani do të udhëheqë me 42 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërkaq LSDM me vetëm 16, njofton Portalb.mk.

Në bllokun shqiptar, BDI-ja do të udhëheqë me 10 komuna, Lëvizja BESA me 2, Aleanca për Shqiptarët 2 dhe PDSH-ja me 1. Duhet theksuar se për kryetar të Komunës së Dibrës do të votohet më 14 nëntor. Kandidatët e pavarur, do të udhëheqim me 2 komuna, Partia Demokratike e Turqve me 1, PLD/DOM 1 dhe GROM 1 komunë.

Portalb.mk, ka përgatitur infografik krahasues të hartave të zgjedhjeve të vitit 2017-të dhe 2021, të cilin mund ta shihni më poshtë:

Fituesit e zgjedhjeve lokale 2017 - 2021
Fituesit e zgjedhjeve lokale 2017 – 2021

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

THIRRJE TË HAPUR për shprehjen e interesit për anëtarësim të përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 8 (tetë) përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin […]

mediumski-item-img-1.png

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

Informata themelore Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin […]

mediumski-item-img-1.png

Indeksi i hapjes: Është duke u zhvilluar rrethi i tetë i matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i tetë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit […]