RRJETI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË COVILE PËR PARNTERITET PËR QEVERI TË HAPUR publikon:
THIRRJE TË HAPUR
për shprehjen e interesit për zgjedhjen e sërishme të 5 (pesë) anëtarëve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile nga Rrjeti i OSHC-ve për PQH në Këshillin Drejtues të Rrjetit të OShC-ve për PQH.
Çdo anëtar i Rrjetit mund të emërojë përfaqësuesin e tij në Këshillin Drejtues.
Emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues bëhet me shkrim, duke parashtruar një formular emërimi, i cili shërben për të konfirmuar përshtatshmërinë e kandidatit të emëruar.
Kriteret e përshtatshmërisë për kandidatët e emëruar janë si më poshtë:
- Të paktën 5 vjet angazhim aktiv në një nga fushat prioritare;
- Kredibilitet profesional i vërtetuar përmes një biografie të shkurtër profesionale;
- Arritje specifike në fushat e veprimit të Rrjetit dhe më konkretisht në fushat e PQH-së. Kjo dëshmohet përmes punimeve, analizave etj. të bashkangjitura.
- Deklaratë e motivimit personal dhe një plan i shkurtër me ide se si kandidati i emëruar mund të kontribuojë për PQH-në përmes angazhimit në Këshillin Drejtues.
Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile që janë anëtare të Rrjetit të OSHC-ve për PQH të aplikojnë duke dorëzuar aplikacionin e bashkëngjitur dhe dokumentet e nevojshme të shënuara në thirrje, me të cilat vërtetohet përmbushja e kritereve.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 31 mars (e hënë) 2025.
Aplikimi për anëtarësim në Këshillin Drejtues të Rrjetit të OSHC-ve për PQH bëhet në mënyrë elektronike, duke dorëzuar një aplikim të plotësuar dhe dokumentet e nevojshme në adresën e mëposhtme të e-mailit: danche@metamorphosis.org.mk
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu.