Mediat dhe edukimi mediatik

02.02.2021

Nevoja për të ndjekur trendet më të fundit në sferën e medias është një pjesë e pashmangshme e punës së shumë organizatave dhe ekspertëve. Pavarësisht nëse mediat që janë në fokus janë tradicionale apo digjitale, ato luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Prandaj, organizatat joqeveritare dhe aktivistët duhet t’i shfrytëzojnë përfitimet e komunikimit efektiv, strategjik dhe të përshtatshëm me publikun. Por, nuk mjafton vetëm ndjekja e punës në hapësirën mediatike dhe komunikimi efektiv. Njohja e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe pranisë së ngjashme keqdashëse në sferën mediatike (duke përfshirë edhe në mediat sociale) është bërë një aftësi e nevojshme për të gjithë qytetarët. Zhvillimi i mendimit kritik në një kuptim të përgjithshëm, e sidomos kur bëhet fjalë për analizën kritike të përmbajtjeve të paraqitura mediatike është një nga aftësitë më të rëndësishme dhe më të kërkuara në vitet e fundit.