Grupi i punës për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë ka mbajtur një takim pune dyditor më 7 dhe 8 qershor 2023. Qëllimi i takimit të mbajtur në Shkup ishte shqyrtimi i prioriteteve të përcaktuara në draft-planin e propozuar të Strategjisë për Transparencë dhe përgatitja e një draft-Plani të veprimit për zbatimin e Strategjisë. Pesëmbëdhjetë përfaqësues të sektorit civil dhe të institucioneve shtetërore shqyrtuan dhe propozuan aktivitete dhe masa që synojnë rritjen e transparencës dhe vendosjen e proceseve të hapura dhe të kuptueshme ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

Fondacioni Metamorfozis bashkëpunon në mënyrë aktive me Kabinetin e Zëvendëskryeministres përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, dhe në procesin e përgatitjes së Strategjisë për Transparencë ofron asistencë eksperte dhe financiare.

Strategjia e re e Qeverisë për Transparencë me Plan Veprimi (2023-2026) synon të ofrojë udhëzime të reja dhe parime për përmirësimin e transparencës së institucioneve, duke vazhduar praktikat pozitive të bashkëpunimit dhe të transparencës aktive të përcaktuara me strategjinë e mëparshme.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.