Mungon sinjalistika adekuate në Rrugën Tetovë-Jazhincë, 110 aksidente për një vit

13.01.2022

Në Fokus

 

110 aksidente janë regjistruar për një vit në rrugën Tetovë-Jazhincë, e cila nuk ka sinjalistikë adekuate komunikacioni. Ekspertët kërkojnë që të vendoset sinjalizim horizontal dhe vertikal që të minimizohen aksidentet në këtë rrugë e cila është ndër më të frekuentuara në këtë rajon. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thonë se këtë vit rruga do të pajiset me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, shkruan Portalb.mk.

Kjo rrugë prej 27 kilometrave lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Mungesa e shenjave adekuate të komunikacionit shpesh krijon huti te vozitësit në këtë rrugë, ndërkaq më problematike janë rastet me vozitësit nga Kosova, të cilët nuk e njohin mirë të njëjtën dhe rreziqet në të.

Gjatë vitit 2021, në pjesën që mbulon Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, janë konstatuar dhe sanksionuar 4,118 shkelje të tejkalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara ku përfshihet edhe rruga rajonale Tetovë-Jazhincë.

“Lidhur me aksidentet e trafikut në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ju njoftojmë se në atë sektor të sigurisë kanë ndodhur 110 aksidente trafiku, shumica prej tyre në këtë rrugë rajonale, prej tyre 14 persona janë lënduar rëndë, 58 persona kanë kaluar me lëndime trupore, ndërsa aksidentet e tjera kanë qenë vetëm me dëme materiale”, tha Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Për qytetarët të cilët lëvizin çdo ditë këtë rrugë të njohura janë pengesat për ngadalësimin e shpejtësisë apo “gungat” që ndodhen Xhepçisht. Të njëjtave me rikonstruimin e rrugës u është ndërruar vendi dhe nuk kanë shenja paralajmërimi.

Ende më problematike janë rastet kur moti është me mjegull, dhe nuk shihet qartë rruga, dhe e njëjta krijon rrezik më të madh. Qytetarët të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e kësaj rruge, kërkojnë vendosjen e shenjave paralajmëruese më shpesh.

“Duhen rregulla dhe shenja më shpesh, mirë e kanë bë prej Xhepçishti në Tetovë kanë shtruar asfalt të ri, por ka pasur gunga për ngadalësimin e shpejtësisë tani ua kanë ndërruar vendin kurse nuk janë të shënuara me shenja, problem është natën, dëmtojmë veturat. Para dy netëve lëviza natën në këtë rrugë, ishte mjegull e madhe, nuk dukej asgjë, si ti dallojmë nëse nuk ka shenja. Duhet te vozitesh me shume kujdes sepse ka rrezik”, tha një qytetar.

Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas ekspertit të komunikacionit, Blerim Neimit kjo rrugë mban epitetin “Rruga e Vdekjes” si pasojë e shumë aksidenteve të komunikacionit dhe vdekshmërisë të lartë, mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale.

“Në këtë rrugë nuk janë të definuara me rregulla dhe norma të standardizuara shenjat të cilat kufizojnë shpejtësinë (pra të ketë fillim të shpejtësisë dhe mbarim të sajë ) ku disa prej tyre janë edhe të dëmtuara edhe nga vetë qytetarët. Duhet patjetër të vendosen vijat ndarëse të rrugës pasi që vozitësit në motin me mjegull apo thjesht këtë pjesë të stinës nuk mundë të kenë orientim të qartë sidomos gjatë natës. Pengesat rrugore (gungat) urgjentisht të vendosen shenja lajmëruese për ta, pasi që një pjesë e madhe e vozitësve që janë shtetas të Kosovës nuk e kanë të njohur rrugën. Ndriçimi i rrugës është pjesë shumë e rëndësishme për vozitësit pasi që në mungesë të sajë shpesh herë është ardhur deri te aksidenti rrugorë edhe pse në këtë rrugë ekzistojnë lokacione në të dy anët që zhvillojnë”, tha Neimi.

Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga ana tjetër, për të gjitha këto drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi thotë se rehabilitimi i rrugës prej 4.2 kilometrash nga Tetova deri në Xhepçisht nuk ka përfunduar plotësisht, pasi ka pasur vonesa nga ardhja e mërgimtarëve.

“Për shkak të kushteve atmosferike nuk ka përfunduar edhe sinjalizimi horizontal në këtë pjesën ku është bërë edhe rehabilitimi i kësaj rruge. Kur bëjmë fjalë për sinjalizimin e krejt kësaj pjese pasi kjo është rrugë më e frekuentuar në RMV ku për njëzet e katër orë e frekuentojnë diku shtatë mijë automjete. Unë kam vendosur këtë vit të bëjmë një projekt për siguri në komunikacion të kësaj rruge, ku do të kemi komplet sinjalistikën horizontale dhe vertikale por njëkohësisht edhe të ngadalësimit të shpejtësisë në këtë rrugë”, tha Ejup Rustemi.

Në të kaluarën për shkak të aksidenteve dhe vdekjeve në to, nga ana e banorëve të vendbanimeve përgjatë kësaj rruge ka pasur edhe protesta në shenjë revolte që autoritetet të marrin masa.

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

THIRRJE TË HAPUR për shprehjen e interesit për anëtarësim të përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 8 (tetë) përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin […]

mediumski-item-img-1.png

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

Informata themelore Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin […]

mediumski-item-img-1.png

Indeksi i hapjes: Është duke u zhvilluar rrethi i tetë i matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i tetë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit […]