Menyja

9 qershor 2012 – Dita evropiane për aksion kundër ACTA-s

Më 9 qershor do të organizohet edhe një ditë për aksion me të cilin demonstrantëve nga e gjithë Evropa do t’u mundësohet të mblidhen dhe ta shprehin kundërshtimin e Marrëveshjes së propozuar tregtare kundër falsifikimit (ACTA).

 

Protestat e shoqërisë qytetare filluan në shkurt të vitit 2012 që ta shprehin brengën e tyre në lidhje me ndikimin e ACTA-s mbi të drejtat themelore dhe nxitjen e mbikëqyrjes në internet. Ata i përkrahën dokumentet, mendimet dhe studimet e shumta me të cilat kritikohej ACTA nga ana e akademikëve, politikanëve dhe organizatave joqeveritare siç është OSBE-ja, laureatëve të shpërblimit Saharov, Supervizorit evropian për mbrojtje të të dhënave personale, Amnesty International dhe Komitetit evropian për ekonomi dhe çështje sociale.

Komisioni evropian tani e publikoi informatën sa i përket procesit të saj për ta dërguar ACTA-n në Gjyqin evropian të drejtësisë (GJED). Në njoftimin për shtyp, komisari De Giht i ftoi parlamentarët që ta shtyjnë votimin. Pyetja që do të parashtrohet është: “A është Marrëveshja tregtare kundër falsifikimit (ACTA) kompatibile me marrëveshjet evropiane, veçanërisht me Kartën Bashkimit Evropian për të drejtat themelore?”

Kjo dërgesë nuk do të jetë përgjigje për tërë shqetësimin që ka të bëjë me ACTA-n, për shkak se ligjërisht mund ta trajtojë vetëm kompatibilitetin me Marrëveshjet e BE-së, e jo edhe urtësinë dhe vlerën e politikave të tilla, e as kompatibilitetin e ACTA-s me tërësinë e legjislacionit të BE-së.

Edhe më keq, dërgimi në gjyq shfrytëzohet nga ana e Komisionit Evropian si mënyrë për ta detyruar Parlamentin që ta shtyjë votimin – qasje kjo e cila ndihmohet nga fraksioni që e përkrah marrëveshjen ACTA në kuadër të Parlamentit. Prandaj, mund të priten shtyrje të shumta për shkak të përkthimit, shtypjes, orteqeve…

Në këtë kontekst, është shumë me rëndësi që Parlamenti Evropian të tregojë guxim dhe të dalë në mbrojtje të rolit të tij demokratik në procesin e sjelljes së vendimeve dhe të mos u nënshtrohet planeve të Komisionit që ta pengojë Paralamentin ta refuzojë marrëveshjen. Jo vetëm për ACTA, por për të gjitha ligjet e ardhshme që janë me rëndësi për të drejtat themelore dhe demokracinë, qytetarët evropianë duhet ta përkrahin Parlamentin në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe rolit të tij institucional.

Pas vendimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për tregti ndërkombëtare (INTA) që të mos parashtrojë kërkesë të veçantë deri te Gjyqi, tani ka shumë gjasa që Parlamenti do ta vë Marrëveshjen kontroverze drejtpërdrejt në votim në qershor ose korrik – edhe përkundër shtyrjeve “të papritura”.

T’i themi Parlamentit t’i përkrahë qytetarët evropianë dhe vetëveten!

Burimi: ЕDRI-gran „9 June 2012 – European Action Day Against ACTA“ nr. 10.7, 11 prill 2012.

Artikujt e ndërlidhur