Мени

Mediat për demokraci

Mediat e lira dhe profesionale luajnë rol kryesor në sigurimin e  njohurive dhe zërit për qytetarët, zbulimin e korrupsionit dhe zhvillimin e një kulture të kritikës ku qytetarët kanë më pak frikë t’i vënë në pikëpyetje veprimet e autoriteteve dhe janë të fuqizuar të marrin pjesë në mënyrë efektive në proceset demokratike. Fondacioni Metamorfozis pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të siguruar përgjegjësi, si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat. Pastaj, qasja e gjerë e publikut në informacion dhe liria për të marrë dhe shkëmbyer ide janë thelbësore për rritjen e njohurive, mundësive ekonomike dhe potencialit njerëzor.

Përgjegjësia shoqërore

Përgjegjësia shoqërore është qasja kryesore për t’i kushtuar vëmendje problemeve të qeverisjes. Kjo mundëson prezantim të drejtpërdrejtë të informatave në lidhje me interesat dhe prioritetet e qytetarëve drejtpërdrejt para zyrtarëve qeveritarë që kanë kapacitet dhe mandat për të vepruar dhe për ta bërë atë ndryshim. Ne besojmë se një qasje e tillë do të kontribuojë në mënyrë efikase për krijimin e autoriteteve që janë të orientuara nga qytetarët në të gjitha nivelet, të bazuar në parimet e qeverisjes së mirë.

Edukimi për inovacione

Qytetarët sot jetojnë në shoqëri që përfshijnë mjedise të ndryshme dhe të shumëanshme. Bota është shndërruar në një grup kompleks të realitetit fizik, teknologjive, mediave digjitale dhe rrjeteve sociale. Në një botë të tillë, qytetarët përballen me një grup të ri sfidash dhe mundësish dhe jetojnë, veprojnë dhe bëjnë zgjedhje si qytetarë digjitalë. Metamorfozis pranon se qytetarët e sotëm, me gjithë kapacitetet e tyre të shumta, kanë nevojë për arsimim që do t'u ofrojë atyre një sërë shkathtësish thelbësore për t'u përballë me kompetencë me kompleksitetet e jetës moderne. (more…)

Të drejtat e njeriut në internet

Deri në vitin 2023, Metamorfozis do të jetë udhëheqës i procesit të përfaqësimit të të drejtave të njeriut në internet, duke u ndihmuar komuniteteve të përballen me ndryshimet e mëdha që vijnë nga ndikimi gjithnjë e më i madh i teknologjive të reja (duke i përfshirë të dhënat e mëdha, inteligjencën artificiale, robotikën, nano-teknologjinë dhe gjenetikën). Metamorfozis do të përqendrohet në mbrojtjen e privatësisë dhe lirisë së shprehjes duke i forcuar kapacitetet e qytetarëve dhe të institucioneve (si dhe duke përgatitu grante) për një shoqëri digjitale. Kjo qasje do ta konfirmojë rolin e Fondacionit Metamorfozës si integrues dhe novator në Maqedoni dhe në Ballkan.

Inovacionet shoqërore

Inovacionet shoqërore paraqesin strategji, koncepte, ide të reja dhe organizata që i trajtojnë nevojat shoqërore të të gjitha llojeve - kushtet e punës, arsimi, zhvillimi i komunitetit, shëndeti - të cilat e përforcojnë shoqërinë qytetare.

Metamorfozis punon në zhvillimin e mënyrave inovative të mësimit, digjitalizimin e resurseve arsimore, qasjen e hapur me të cilën mundësohet qasje e lirë në artikujt e recensuar shkencorë dhe akademikë, promovimin dhe distribuimin e resurseve të hapura arsimore, adaptimin, lokalizimin, krijimin e udhëzimeve dhe distribuimin e softuerit me kod të hapur. Poashtu, Metamorfozis e inkurajon zhvillimin e e-përmbajtjeve nga Maqedonia në gjuhët lokale duke siguruar vegla për promovimin dhe krijimin e tyre.

Nënprogramet në kuadër të këtij programi janë: Mediat e reja dhe Kultura e lirë.

Mjedisi jetësor

Mjedisi jetësor është temë të cilës i është kushtuar vëmendje gjatë viteve të kaluara, për shkak të ndotjes së madhe, emitimit të gazrave të dëmshëm, problemit me menaxhimin e sasive të mëdha të mbeturinave dhe shumë probleme të tjera ekologjike të cilat ndikojnë mbi mjedisin jetësor, e me këtë edhe mbi kualitetin e jetës.

Metamorfozis aktivitetet e tyre i ka orientuar drejt edukimit dhe lobimit për ngritjen e vetëdijes për mbeturinat elektronike që është një çështje e rëndësishme, kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbeturinave të këtyre materialeve.

Metamorfozis poashtu fokusohet edhe në të ashtuquajturën "TI e gjelbër" qëllimet e së cilës janë zvogëlimi i materialeve të dëmshme, maksimizimi i efikasitetit energjetik dhe jetëgjatësia e produktit dhe promovimi i reciklimit dhe shkatërrimit biologjik të produkteve dhe mbeturinave.

Nënprogramet në kuadër të kësaj programe janë: е-Mbeturinat dhe TI e gjelbër.

Të drejtat e njeriut

Të drejtat e njeriut janë kriteret kryesore që e pasqyrojnë rolin e njeriut dhe të qytetarit në një shoqëri, e njëkohësisht ato janë treguesi më i qartë për karakterin e pushtetit.

Metamorfozis angazhohet për zhvillimin e demokracisë dhe përmirësimin e kualitetit të jetesës nëpërmjet zbatimit inovativ de shpërndarjes së dijes, e njëkohësisht e përkrah përdorimin e teknologjive të reja për krijimin e hapësirave të reja duke mundësuar debat publik dhe këmbim të informatave objektive, paralelisht me përpjekjet për rritjen e njohurive themelore digjitale dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënprogramet në kuadër të këtij programi janë: Privatësia dhe siguria, Liria e të shprehurit dhe Të drejta për qasje për të gjithë.