Menyja

Për ne

Metamorfozis është fondacion i pavarur, jopartiak dhe joprofitabil me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë. Misioni i fondacionit Metamorfozis është të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe në përmirësimin e kualitetit të jetesës nëpërmjet zbatimit inovativ dhe përhapjes së dijes. Vlerat tona kryesore janë të qenit të hapur, barabarësia dhe liria.

Metamorfozis filloi me punë në vitin 1999, si pjesë e programit për botime elektronike të Fondacionit Instituti shoqëri e hapur - Maqedoni. Në vitin 2004 u bë subjekt i pavarur juridik.