Мени

BE: Ftesë për propozim-projekte për ueb-ndërmarrësit për WP2014-15

Ftesa është e dedikuar për projekte për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në Evropë që do të nxisë më tepër ueb-ndërmarrës të themelojnë dhe të zhvillojnë kompani në Evropë.
Në fokus janë ndërmarrësit që e shfrytëzojnë internetin dhe teknologjitë mobile si komponente kryesore për inovacionet e tyre, me ndikim pozitiv në pafundësinë e faktorëve në fushën e ndërmarrësisë.

Financimi i ardhshëm prej 10 milionë eurosh do të dedikohet për projekte për nxitjen e ndërmarrësisë në ueb në Evropë duke shfrytëzuar shërbime të reja ndërkufitare të zhvilluara bashkërisht nga ana e disa ekosistemeve lokale dhe qendrave për ndërmarrësi në ueb. Do të financohen edhe aktivitetet koordinative për përforcimin e mjedisit për ndërmarrësi në ueb në Evropë që i shfrytëzojnë sinergjitë në komunitetet e palëve të interesuara.

Me këtë pritet të përkrahet paraqitja e ekosistemeve dinamike evropiane për ueb-ndërmarrës, të cilët poashtu kontribuojnë për formësimin e politikave të ardhshme konkrete për ndërmarrësi në ueb, e veçanërisht për zbatimin e Iniciativës së BE-së për “Startup” në Evropë.

Më tepër informata për ftesën ka këtu.

Burimi: Europe’s Information Society „WP2014-15 Web Entrepreneurs Challenge“

Поврзани натписи