Мени

Belgjikë: Administratat publike në rajonin e Valonisë e rrisin përbashkimin dhe ripërdorimin

Shoqata për TIK e administratave (IMIO) në rajonin valonez të Belgjikës njoftoi se shpejt rritet numri i anëtarëve të ri.

Një vit e gjysmë pasi u themelua nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale të Valonisë, organizata numëron 201 anëtarë, duke i përfshirë 165 komuna, 25 qendra për punë sociale, 5 departamente policore dhe 3 organizata të provincave. Shumica e shërbimeve për TIK që i siguron shoqata bazohen në softuerin e lirë.

Shoqata u formua në nëntor të vitit 2012, si rezultat i bashkimit në mes të ofruesit të shërbimeve për TIK për Communesplone, një grupi të administratave publike që zhvillojnë ueb-servise të bazuara në softuer të lirë dhe Qualicité, organizatë për shërbime për TIK për autoritetet e Valonisë.

IMIO njofton se këtë viti do të ofrojë mbi 300 ueb-shërbime. Pjesa më e madhe e anëtarëve e shfrytëzojnë Plonemeeting, vegël për planifikimin e takimeve dhe ndjekjen e kërkesave zyrtare. E dyta për nga popullariteti është vegla “Guichet TéléService”, vegël për recepcion-onlajn. Ka kërkesë të madhe edhe për “Gestion des séances délibérantes”, vegël për menaxhim të takimeve.

Shoqata për TIK në ueb-faqen e saj njoftoi se shpreson për krijimin e partneriteteve të reja me parlamentin e Valonisë, Departamentin për planifikim, banim, patundshmëri dhe energjetikë(DG04) dhe me organizata për shërbime juridike dhe të TIK-ut.

Ofruesi i shërbimeve për TIK pritet të luajë rol kyç në shfrytëzimin e softuerit të lirë në rajonin e Valonisë, me përkrahjen e politikave rajonale.

Burimi: Joinup.eu „Walloon public administrations increase sharing and re-use“ 1 nëntor 2013.

Поврзани натписи