Мени

Gjeneratë e re e licencave Creative Commons – Mirëserdhe versioni 4.0!

Arritën licencat 4.0 të cilat tani janë dispozicion për miratim. Këto licenca në të cilat u punua më shumë se 2 vjet, janë licencat më globale, juridikisht të qëndrueshme, që janë përgatitur deri tani nga Creative commons. Janë inkorporuar më tepër ndryshime dhe përmirësime që mundësojnë përbashkim dhe ripërdorim më të lehtë të materialeve të licencuara me Creative commons.

Këto licenca janë jashtëzakonisht të përshtatshme për përdorim nga ana e qeverive dhe publikuesve të informatave dhe të dhënave të tjera në sektorin publik, veçanërisht për ata në Bashkimin Evropian.

Disa nga karakteristikat e reja interesante janë edhe lexueshmëria dhe organizimi më i mirë, si dhe mekanizmi i ri që mundëson që ata që do ta shkelin licencën me qëllim t’i kthejnë të drejtat e tyre në mënyrë automatike në qoftë se shkelja korrigjohet me kohë.

Përmirësimet më të rëndësishme të licencave mund t’i shihni në ueb-faqen e Creative Commons, e poashtu mund ta ndiqni edhe diskutimin publik dhe evoluimin e licencave në këtë wiki-faqe.

Procesi i përgatitjes së versionit 4.0 paraqet përpjekje të përbashkët të мrrjetit të përkushtuar të ekspertëve juridikë dhe atyre për licencim publik dhe komunitetit të hapur, aktiv dhe të zëshëm.

Burimi: creativecommons.org „CC’s Next Generation Licenses — Welcome Version 4.0!“ 25 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи