Мени

Maqedoni: Dështoi tentimi i qeverisë për të përgjuar

Dështoi tentimi i qeverisë për të përgjuar kë do dhe sa don. Përgjim do të ketë, mirëpo vetëm me urdhëresë të gjykatësit hetues.

Gjykata Kushtetuese i anuloi të gjitha dispozitat kontestuese të ligjit për komunikime elektronike i cili mundësonte që shërbimet të përgjojnë sa të duan, dhe gjatë kësaj askush të mos ketë kontroll mbi ta.

“Natyra e shkeljeve është e tillë që obligon, që poqese gjyqi intervenon, ai të intervenojë me vendim për anulim”, deklaroi Igor Spirevski, gjykatës kushtetues.

Me tentimin që të përgjohet çdo qytetar, pushteti ka shkelur një sërë të dispozitave kushtetuese, duke filluar nga shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, e deri te fshehtësia e garantuar e të gjitha formave të komunikimit, konstaton Gjyqi Kushtetues.

Në dispozitat kontestuese ishte paraparë që operatorët detyrimisht të blejnë pajisje për nevojat e MPB-së dhe të japin informata për parapaguesit, në të kundërtën dënimi i paraparë ishte 10% të të hyrave vjetore.

Opozita kundërshtonte kur sillej ky ligj, mirëpo kur Gjyqi Kushtetues i ngriu dispozitat dhe i bëri të pazbatueshme, këtë vendim e përshëndeti edhe opinioni publik ekspert, mu për shkak të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mirëpo edhe për shkak të pamundësimit të pushtetit që të përgjojë pa kontroll.

Tani do të përgjohet sipas ligjit për përcjellje të komunikimeve dhe sipas kodit penal, ku ekskluzivisht, fillimisht urdhëresë patjetër duhet të japë gjykatësi hetues.

Burimi: А1.com.mk „Пропадна обидот на власта да прислушува“ 15 dhjetor, 2010

Поврзани натписи