Мени

Maqedoni: Komsioni Evropian nuk ka kërkuar ligje të këtilla për media

Komunikatë për shtyp e Delegacionit të BE-së në emër të Komisionit Evropian në lidhje me propozimligjet për media 

Pas debatit të mbajtur këtë javë në Shkup në lidhje me propozimligjet për media dhe shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, Komisioni Evropian dëshiron ta sqarojë rolin e saj në këtë proces.

Përgatitja e legjislacionit të ri për media që duhet ta zëvendësojë Ligjin ekzistues për radiodifuzion për filloi në vitin 2011 me iniciativë të autoriteteve shtetërore, e jo me kërkesë konkrete të Komisionit evropian.

Për pjesën e legjislacionit të propozuar që përputhet me legjislacionin e BE-së (Direktiva e BE-së për shërbime mediatike audio-vizuale), Komisioni Evropian ka kryer ekspoertizë të pavarur teknike dhe e ka vënë në dispozicion të qeverisë në vitin 2011, 2012 dhe 2013.

Garantimi i lirisë së të shprehurit dhe i të drejtave të tjera themelore është parakusht për kyçjen e vendit në BE, por kur dhe si saktë do të reformohet legjislacioni për media i një vendi është çështje e autoriteteve shtetërore dhe palëve të interesuara.

Sa i përket procesit, Komisioni Evropian ishte i qartë që nga fillimi i se qeveria duhet të shfrytëzojë kohë të mjaftueshme që të sigurohet se ligjet e propozuara janë harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira dhe se konsultimet me të gjithë faktorët relevantë ja sa më inkluzive.

Përveç këtyre akteve ligjore, Raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit do të përfshijë edhe çështje të tjera, më të gjera dhe të hapura sa i përket rrethanave që kanë të bëjnë me mediat.

Burimi: eeas.europa.eu „Press statement of the EU Delegation on behalf of the European Commission on draft media laws“ 19 gusht 2013.

 

Поврзани натписи