Мени

Mbahet panel-diskutim për shkathtësitë elementare mediatike në Info qendrën e BE-së

Më 6 mars 2012, në ora 12 në Info qendrën e BE-së së Delegacionit të Bashkimit Evropian u mbajt panel-diskutim për shkathtësi elementare mediatike “Leximi i drejtë: Prej kuptimit të mediumeve deri te qytetaria aktive”. Kjo ishte ngjarja e parë nga seria e ngjarjeve që kanë të bëjnë me mediumet dhe shkathtësitë elementare mediatike.

Folës në diskutim ishin Barbara Zamërska nga Delegacioni i BE-së, Vesna Nikodinovska nga “Instituti maqedonas për mediume”, Bllaga Paneva nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Tamara Qupeva nga shkolla e mesme “Orce Nikollov”.

Në diskutim u prezantuan rezultatet e projektit “Avancimi i shkathtësive elementare mediatike në arsimin e Republikës së Maqedonisë” që është realizuar në periudhën prej marsit të vitit 2009 deri në shtator të vitit 2011. Qëllimi i këtij projekti është të ndihmohen fëmijët, adoleshentët dhe njerëzit e rinj në avancimin e njohurive të tyre për rolin dhe funksionet e mediumeve në shoqëritë demokratike. Për atë qëllim janë mbajtur 56 trajnime me të cilat janë përfshirë 1.100 arsimtarë të gjuhëve amtare të shkollave fillore dhe të mesme nga thuajse e gjithë Maqedonia. Është përgatitur edhe një doracak për mësimin e shkathtësive elementare mediatike në mësimin e gjuhës amtare, në maqedonisht, shqip, serbisht dhe turqisht, i cili u dedikohet arsimtarëve të cilët duhet t’i ligjerojnë përmbajtjet nga këto lëmi. Për ta popullarizuar këtë koncept është përgatitur edhe një ueb-faqe, ku ka shumë informata dhe përmbajtje që ndërlidhen me këtë koncept.

Gjatë javës së ardhshme do të mbahen edhe tre ngjarje. Më 7 mars, studentë të gazetarisë nga disa universitete dhe organizata mediatike do të marrin pjesë në seminarin “Raportimi gazetaresk për çështje që kanë të bëjnë me BE-në”, ndërsa më 8 mars do të mbahet panel-diskutim “Gratë në mediume: sfidat dhe mundësitë për arritjen e përfaqësimit të barabartë”.

Të hënën, më 12 mars do të mbahet panel-diskutimi “Udhëheqja e debatit publik në nivel më të lartë: Mediumet sociale si faktor lehtësues për demokraci participative”. Si folës janë ftuar Darko Bulldioski dhe Sead Xhigall nga Qendra për mediume të reja”, Robert Lidëll, ushtrues i detyrës Shef i delegacionit të BE-së, Bardhyl Jashari nga “Metamorfozis” dhe Mevludin Ibish nga Universiteti ndërkombëtar ballkanik.

Поврзани натписи