Мени

Ngjarje publike për promovim të Politikës kombëtare për softuer të lirë

Gjatë muajit mars, në Tetovë, Shtip, Shkup dhe Manastir u mbajtën ngjarje publike për promovim dhe diskutim, për tekstin e Politikës kombëtare për softuer të lirë. Qëllimi i këtyre ngjarjeve ishte të përfshihet publiku në procesin e finalizimit të tekstit të politikës, para se ajo t’i dorëzohet Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë. Njëkohësisht, kjo ishte edhe faza e fundit të projektit për adoptim të politikës kombëtare. Si bartës të takimeve publike u përfshinë përfaqësues të “Softueri i lirë Maqedoni”, fondacioni “Metamorfozis” dhe ministria.

Formati i ngjarjeve publike ishte paramenduar të ketë një prezantim hyrës për nevojat e adoptimit të kësaj politike. Në këtë drejtim, u theksua se kjo politikë miratohet që të theksohet praktika e mirë në shfrytëzimin e softuerit të lirë dhe të përmenden shembujt e gabuar dhe si të zvogëlohen ato. Implementimi i projektit “Kompjuter për çdo nxënës” u përmend si shembull i mirë mbi të cilin duhet të ndërtohet politika e ardhshme, por edhe të konstatohen dobësitë, me qëllim që në të ardhmen të implementohen projekte më të mira. U përmendën të gjitha rekomandimet e politikës dhe u sqarua kuptimi i tyre. Pasiqë ngjarjet u zhvilluan në qytete akademike, theks i veçantë iu dha edhe lidhjes në mes të softuerit të lirë dhe arsimit, si dhe tregut të punës. Njëkohësisht u nënvizua edhe rëndësia e standardeve të hapura, neutraliteti dhe paanshmëria në punën e pushtetit publik, sa i përket kërkesave teknologjike dhe komunikimit me qytetarët.

npssNgjarja publike në Tetovë u mbajt më 14 mars, në hapësirat e Qendrës për bashkëpunim ballkanik “Loja”. Të pranishëm në ngjarje ishin edhe mediumet, ndërsa morrën pjesë, shumë qytetarë, kryesisht nga komuniteti akademik. Si temë kryesore, pas prezantimit hyrës, u imponua arsimi, edhe atë në dy aspekte që trajtohen nga politika. Nga aspekti i “Kompjuter për çdo nxënës”, u përmendën vështirësitë e implementimit lokal. Në mes tjerash, u theksua problemi me lokalizimin dhe përkthimin në gjuhën shqipe, me ç’rast u zhvillua diskutim për modalitetet me të cilat mund të sigurohet sistem i vazhdueshëm i lokalizimit të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, u theksua nevoja që t’u kushtohet vëmendje më e madhe studentëve dhe promovimit të softuerit të lirë në atë kontekst, sepse, siç u tha, të rinjtë janë më pak inertë ndaj ndryshimeve. Kjo mundëson që ata të jenë të hapur për pranim të teknologjive të reja, mirëpo edhe të kenë qasje te teknologjia, në kuptim të idesë për softuer të lirë.

Në Shtip, debati publik u mbajt më 17 mars, në hapësirat e kuvendit komunal. Në këtë ngjarje, përsëri kishte më shumë përfaqësues të popullatës akademike. Përveç sfidave të lartëpërmendura me të cilat ballafaqohet futja e softuerit të lirë si kurikulë në arsim, u hap diskutim për temën e paanshmërisë dhe transparencës. Një pjesë e pjesëmarrësve shprehën dyshimin se kompanitë që do të përgatisnin softuer për nevojat e pushtetit publik nuk do të lejonin qasje në kodin burimor, e as çfarëdo lloj të drejte mbi të nga ana e porositësit. Kjo, në këtë kuptim, është një nga sfidat e politikës kombëtare, sepse duhet t’i bashkojë përpjekjet për transparencë, siguri, llogaridhënie dhe qëndueshmëri për gjendjen në treg dhe politikat e kompanive. Ngjashëm me këtë, u hap diskutim me rastin e rekomandimit për paanshmëri gjatë kërkesave për shkathtësi në procesin e shpalljes së vendeve të punës.

npss2Kjo temë gjithashtu u diskutua edhe në takimin publik në Shkup, në Institutin për informatikë pranë FSHMN-së. Në atë takim përfaqësuesja e MSHIA-së i theksoi angazhimet e ministrisë për kualifikim të paanshëm të nëpunësve shtetërorë me “lejen evropiane për vozitës kompjuterikë”. Sipas saj, kjo mënyrë e trajnimit për njohuritë themelore kompjuterike nuk varet nga ndonjë platformë e caktuar dhe mundëson zgjedhje. Në këtë takim u përfshinë edhe temat për furnizimet publike dhe politikën e paanshme ndaj platformave, si dhe pjesëmarrja e softuerit të lirë në arsim. U potencua fakti se nevojitet punë për të siguruar neutralitet në programet mësimore të këtyre lëndëve, në ç’mënyrë nuk do të preferohet një platformë e caktuar dhe do të zvogëlohet mundësia për arbitraritet.

Ngjarja publike në Manastir u mbajt më 22 mars, në hapësirat e Fakultetit Teknik në Manastir. Si edhe në takimet paraprake, u diskutua për pikat e ndryshme të propozim politikës. Megjithatë, ajo që më së shumti u interesoi pjesëmarrësve ishte lidhja ndërmjet softuerit të lirë në arsim dhe biznesit.

Në këtë kuptim, u diskutua rreth përfshirjes së softuerit të lirë në procesin arsimor (si zotim i politikës) dhe efektit që kjo do ta ketë mbi përgatitjen më të madhe të studentëve në kuptim të dijes dhe shkathtësive të nevojshme për tregun e punës.

Burimi: npss.slobodensoftver.org.mk „Јавни настани за промоција на Националната политика за слободен софтвер“ 4 prill 2011.

Поврзани натписи