Menyja

Parlamenti Evropian do të vendosë për ardhmërinë e internetit të hapur

Interneti e ndryshoi shoqërinë tonë, i rriti liritë tona dhe e përmirësoi ekonominë tonë. Njëra na shkaqet kryesore për këtë është fakti që interneti është i hapur – çdokush ka mundësi të komunikojë me çdokë, pa leje dhe pa diskriminim. Kjo është esenca e internetit neutral dhe të hapur. Ky është neutraliteti i internetit.

Kjo karakteristikë e internetit për të qenë i hapur tani është rrezikuar, për shkak se operatorët e telekomunikimeve kërkojnë të kufizohet qasja në internet që ta rrisin fitimin e tyre afatshkurtër – duke e zëvendësuar internetin e hapur, me kufizime, pengesa dhe ndërlikime.

“Me vite kemi pritur propozime konkrete që ta përjetësojmë parimin e neutralitetit të internetit në të drejtën e Bashkimit Evoprian. Pas vitit 2010 u rrit edhe numri i apeleve deri te Parlamenti Evropian që ta garantojë neutralitetin e internetit. Më në fund, në shtator të vitit 2011, Komisioni Evropian propozoi propozim-rregullativë që ka për qëllim ta mbrojë internetin e hapur në Evropë”. Nënkryetarja Neli Kros, disa herë ka thënë se kjo propozim-rregullativë do ta përfshijë “të drejtën për neutralitet të internetit”.

Lajmi i mirë është se nevojiten vetëm disa modifikime që propozimi i Komisionit të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm për mbrojtjen e neutralitetit, duke siguruar në atë mënyrë se interneti do të vazhdojë të funksionojë si treg i vetëm pa penges dhe si platformë unike për aktivitete shoqërore dhe kulturore dhe diskurs demokratik.

Ndryshimet dhe plotësimet mund të merren këtu (PDF).

Burimi: ЕDRI-gram „European Parliament to decide on the future of the open Internet“ 26 nëntor 2013.

 

Artikujt e ndërlidhur