Мени

Shpërblime në vlerë të përgjithshme prej 400.000 eurosh në konkursin më të madh për aplikacione në Evropë

Në konkursin më të madh për aplikacione në BE që është mbajtur deri tani, ofrohen shpërblime në vlerë prej gjithsej 400.000 еurosh për aplikacionet më të mira që ndihmojnë në krijiimin e qyteteve dhe kompanive më të mençura. 

Garën do ta menaxhojë Campus Party, forumi më i madh botëror i entuziastëve të IT-së, ndërsa referë do të jenë inxhinjerë të specializuar nga Konzorciumi FI-WARE i financuuar nga BE-ja.

Kushti i vetëm për pjesëmarrje në konkurs është që aplikacionet e dorëzuara të bazohen në elementet përbërse që janë theksuar në projektin e BE-së për ndërtim të platformës kryesore të internetit të të nesërmes.

50 nga këto elemente përbërëse tashmë ekzistojnë – dhe janë në dispozicion të lirë nëpërmjet Laboratorit për inovacione të hapura të FI-WARE, kështu që programuesit të mund të eksperimentojnë me to. Këto elemente përbërëse ofrojnë funksione të përgjithshme që mund të shfrytëzohen nga një spektër i gjerë aplikacionesh të sektorëve të të gjitha llojeve, si për shembull cloud-hosting, analizë e të dhënave të mëdha, menaxhimi me identitetin, ose “interneti i gjërave”. Ky konkurs për aplikacione ka për qëllim të mundësojë shërbime të bazuara në ato elemente përbërëse.

Klikoni këtu për të marrë pjesë. Regjistrimi përfundon më 20 dhjetor 2013.

Mund të marrë pjesë çdokush, individë, kompani të vogla, ueb-ndërmarrës etj. Mund të merrni pjesë vetëm me ide, por pjesëmarrësit inkurajohen ta ilustrojnë idenë e tyre me propozim-prototip.

Burimi: Europe’s Information Society „€400 000 in prizes in Europe’s biggest app challenge“ 29 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи