Мени

Spanjë: Parlamenti i rajonit të Andaluzisë njëzëri për softuerin e lirë

Të enjten e kaluar, Parlamenti i rajonit autonom spanjoll të Andaluzisë njëzëri miratoi rezolutë me të cilën e ftoi qeverinë e këtij rajoni të kalojë në softuer të lirë.

Parlamenti dëshiron që rajoni të shfrytëzojë këtë lloj të zgjidhjeve me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërqeveritar dhe këmbimit të informatave.

Me këtë rezolutë, poashtu ftohet edhe administrata e rajonit që sa është e mundur më tepër t’i shmanget shfrytëzimit të produkteve të patentuara me të cilat rrezikohet krijimi i monopoleve dhe rritja e harxhimeve dhe rreziqeve për sigurinë e TI-së. Rajoni duhet ta bëjë softuerin e lirë qëllim politik strategjik, ta përforcojë zhvillimin dhe përdorimin e tij dhe t’i përkrahë profesionistët për TI dhe kompanitë.

Përforcimi i sektorit me softuer të lirë mund të ketë efekte pozitive shoqërore dhe ekonomike, thotë E majta e bashkuar, në deklaratën e publikuar javën e kaluar. Në këtë mënyrë do të krijohet një sektor i llojllojshëm për TI, që do të krijojë më tepër vende pune dhe përmirësim të shkathtësive për TI.

Duke folur në parlament, Ignasio Garsia, zëdhënës i të Majtës së bashkuar, i akuzoi “shitësit e mëdhenj të softuerit komercial” për diskreditim “ofendues” dhe pengim të zhvillimit të softuerit të lirë, njoftoi agjencia gazetareske spanjolle EFE.

Zëdhënësi i Partisë popullore në parlament Zhoze Eduardo Diaz, komentoi se partia e mbron lirinë për të zgjedhur sistem që është më i dobishëm për qytetarin. Zëdhënësi theksoi se softueri i lirë është meritor për krijimin e një numri të madh të firmave për TI. Partia dëshiron që qeveria rajonale t’i përkrahë këto firma.

Burimi: joinup.eu “Parliament in Spain’s Andalusia unanimously for open source”

 

Поврзани натписи