Мени

Kurse

Metamorphosis organizon trajnime (kurse) të cilat mund të përbëhen nga një ose më shumë module që mund të kombinohen sipas kërkesave të klientit. Disa prej temave të cilat mund të përfshihen në këto trajnime janë: përdorimi i mediave sociale për promovim dhe aktivizëm, ueb-gazetari, përpunimi i audio dhe video përmbajtjeve, ueb dizajn dhe të tjera.

Me këto trajnime mund ti adresoni dobësitë e organizatës tuaj dhe të përmirësoni performancën organizative si dhe të arrini konsistencë dhe kënaqësi në mesin e të punësuarve.

Përfitimet nga përmirësimi i aftësive tek punonjësit janë: produktivitet më i mirë, fuqi punëtore më të angazhuar, performancë më të mirë ekipore, rritje e pjesëmarrjes dhe komunikimit, rritja e besimit tek punëtorët.