Мени

Ftesë për pjesëmarrje në Ditën e hapur të shkollës verore për trendet e ardhshme në shkencat kompjuterike

Shkolla verore për kuadrin akademik dhe komunitetin e biznesit do të hapet më 29 maj 2013 në orën 14.

Profesorë nga Maqedonia, Shqipëria, Austria, Gjermania, Hong Kongu, Malezia dhe Turqia do të takohen në këtë forum të njohur që t’i këmbejnë idetë e tyre.

Sipas organizatorëve, ndryshimet e sotme globale nuk mund të paramendohen pa ndryshimin e raporteve ndërmjet shkencës dhe industrisë. Prandaj, në kampusin universitar në Tetovë do të mbahet edhe Ditë e hapur më 29 maj 2013 në orën 14.

Regjistrimi për pjesëmarrje në ditën e hapur të shkollës verore zgjat deri më 25 maj 2013, nëpërmjet ueb-faqes http://www.seeu.edu.mk/zbv/ ose drejtpërdrejt nëpërmjet këtij linku.

Për informata më të detajuara mund të kontaktoni me: Lumni Ajvazin (l.ajvazi@seeu.edu.mk), ose me dekanin e Fakultetit për shkenca dhe teknologji bashkëkohore, prof. dr. Betim Çiço (b.cico@seeu.edu.mk).

Поврзани натписи