Мени

Gjermani: Konferenca 2012 re:publica

Konferenca 2012 re: publica do të mbahet për të gjashtën herë me radhë në Berlin, prej 2 deri më 4 maj, 2012.

Ngjarja që filloi si mbledhje vjetore e bloguesve, aktivistëve në internet dhe hulumtuesve, u bë konferenca më e madhe dhe më e njohur në Gjermani për ardhmërinë e shoqërisë sonë dhe të gjitha sendeve digjitale.

Për dallim nga konferencat e tjera që fokusohen në marketing dhe në prezanimet e zakonshme, re: publica ka për qëllim t’i mbledhë komunitetet, mendimtarët udhëheqës të kohës sonë, me aktivistët dhe organizatat e angazhuara, që t’i këmbejnë përvojat e tyre. Konferenca re: publica tërheq mbi 3.000 pjesëmarrës, por e ka ruajtur atmosferën e saj të hapur dhe të njohur. re:publica është konferencë kualitative me karakteristika të festivalit.

Një anëtar i ekipit të fondacionit Metamorfozis do të marrë pjesë në konferencën re:publica si pjesë e Turneut të bloguesve 2012, që është një inciativë për diplomaci publike, me ftesë të Ministrisë për punë të jashtme të Republikës së Gjermanisë.

Ueb-faqja e konferencës

Поврзани натписи