Politika e zbatuar për privatësi

Fondacioni Metamorfozis është i përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së tij. Në këtë dokument për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes së Fondacionit Metamorfozis (www.metamorphosis.org.mk, односно www.metamorphosis.mk), si dhe disa nga hapat të cilat i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre.

Do t’ju kishim lutur që me kujdes ta lexoni këtë Politikë për privatësi. Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.t.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen. Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe për tek cilat janë vendosur linke në ueb-faqe.

Politika e zbatuar për privatësi e Fondacionit Metamorfozis bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i përmirësuar i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM(dzlp.mk).

Dispozita kryesore

Shfrytëzimi i biskotave (cookies)

Ueb-faqja e Metamorfozis shfrytëzon biskota (cookies) në këto raste:

Ueb-faqja e Metamorfozis e shfrytëzon sistemin për menaxhim të përmbajtjeve Joomla. Në rast se personeli i Metamorfozis ka njohuri se komponente (module) të tija eksterne vendosin edhe cookies të tjera, sjellja e tyre do të ceket në mënyrë plotësuese në këtë pjesë të politikës për privatësi.

Regjistrat e aktiviteteve të serverëve (Server logs)

Për secilën ueb-faqe të Fondacionit Metamorfozis, provajderi për ueb-hostim mban regjistra të aktiviteteve të serverëve (server logs), ku shkruhet adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) skedari i marrë nga ueb-faqja, për secilin operacion të tillë. Këta regjistra trajtohen në përputhje me përcaktimet kryesore, ose me politikën individuale për privatësi të provajderit, i cili është i obliguar të veprojë në kuadër të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Ligjit për komunikime elektronike të RM-së.

Sipas ligjeve në fuqi të RM-së, personat juridikë që ofrojnë shërbime të Internetit janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat për trafikun (të cilat i përmban regjistri i aktiviteteve të serverit – server log) minimum 24 muaj pas krijimit të tyre me qëllim që të jetë në disponim të organeve kompetente të hetuesisë, gjatë procedurës së rregulluar me ligj.

Servisin për hostim për ueb-faqen Metamorfozis e ofron kompania WebFaction.

Numëruesi ekstern i vizitave

Për transparencë të shtuar dhe për analiza krahasuese, ueb-faqja e Metamorfozis shfrytëzon dy numërues ekstern të vizitave: Sajt miter (Site Meter) dhe Gugëll analitiks (Google analytics) , që ofrohen nga kompani të vendosura në SHBA, të cilat janë nën jurisdiksion të ligjeve të atjeshme. Komunikimi me numëruesit eksternë realizohet duke futur kod që ofrohet nga ana e tyre, në faqet e ueb-faqes së Metamorfozis. Gjatë leximit të një faqeje të tillë, aktivizohet kodi, me ç’rast numëruesit ekstern i ofron qasje te këto të dhëna: adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) dhe ueb-faqet e vizituara nga faqja në të cilën është futur kodi i numëruesve.

Posta elektronike (e-maili) dhe listat për e-mail

Të dhënat të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit) dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me përcaktimet kryesore si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-mailit, emri, mbiemri, adresa postale, telefoni, fotografitë etj.

Komunikimi me personelin e Metamorfozis në cilëndo formë bëhet pjesë e materialit dokumentues të cilin Fondacioni është i obliguar, varësisht nga karakteri i komunikimit, ta ruajë prej 1 deri në 5 vjet, në bazë të nenit 12 të Udhëzimit për mënyrën dhe teknikat e veprimit me materialin dokumentues dhe përmbledhjen arkivore në punën në zyrë dhe në atë arkivore. (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 60/97).

Regjistrimi në listat për e-mail të Metamorfozis bëhet ekskluzivisht në bazë vullnetare. Pëlqimi i anëtarëve sigurohet nëpërmjet kërkesës automatike të konfirmimit për regjistrim në listën për e-mail, pas futjes së e-mailit të tyre në listë nëpërmjet ueb-faqes. Në mënyrë alternative, njerëzit e interesuar për aktivitetet dhe lajmet e Metamorfozis mund të regjistrohen duke plotësuar formularë në letër në ngjarje të cilat i organizon Fondacioni.

Anëtarët e listave për e-mail kanë mundësi në çdo kohë ta anulojnë anëtarësinë nëpërmjet mekanizmit përkatës automatik, duke klikuar në linkun i cili është i shënuar në çdo e-mail nga listat, ose duke e kontaktuar personelin e Fondacionit Metamorfozis në çfarëdo forme.

Kontakti

Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me të dhënat Tuaja personale të ruajtura nga Fondacioni Metamorfozis, drejtohuni drejtpërsëdrejti te zyrat e saja, nëpërmjet cilësdo mundësi standarde për kontakt.

Fondacioni Metamorfozis
Adresa Franklin Ruzvelt, nr. 19, kati i dytë
1000 Shkup, Maqedoni e Veriut

е-maili: info [në] metamorphosis.org.mk
tel/faks: +389 (0)2 3109 325