Menyja
gg

Qeverisja e mirë

Qeverisja e mirë është mënyra në të cilën institucionet publike ballafaqohen me çështjet publike dhe menaxhojnë me mjetet publike. Qeverisje është procesi i marrjes së vendimeve dhe procesi në të cilin vendimet janë implementuar ose nuk janë implementuar.

Metamorfozis punon në ngritjen e vetëdijes së krijuesve të mendimeve dhe vendimmarrësve në nivel nacional dhe rajonal duke tubuar ekspertë lokalë dhe të huaj dhe gazetarë, përfaqësues politikë lokalë dhe palë të tjera të interesuara relevante në ligjërata, konferenca, seminare, debate të hapura dhe forume onlajn.

Njëkohësisht, Metamorfozis u ndihmon institucioneve lokale me zgjidhje dhe konsultime për TIK për zhvillimin e e-shërbimeve me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit të tyre me qytetarët dhe nxitjen e përfshirjes së qytetarëve në debate për çështje publike.

Nënprogramet në kuadër të kësaj programe janë: Transparenca dhe llogaridhënia si dhe e-Qeverisja.

Nënprogramet