Menyja
logo_esociety

Konferenca ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk

Metamorfozis punon në ngritjen e vetëdijes së krijuesve të mendimeve dhe të vendimmarrësve në nivel nacional dhe rajonal, duke i bashkuar ekspertët, gazetarët, përfaqësuesit politikë dhe palët e interesuara relevante, lokalë dhe rajonalë, në ligjërata, konferenca, seminare, debate të hapura dhe forume onlajn. Projekti i tillë më i madh është Konferenca ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila mbahet për çdo vit. Konferenca për herë të parë u mbajt në vitin 2004.

becool-behealthy-dosports

Be cool, Be healthy, Do sports

Në kuadër të projektit “Be cool, Be healthy, Do sports”, nëpërmjet programit ERASMUS+, e në organizim të Agjencisë nacionale për të rinj të Maltës, së bashku me organizatat partnere nga Maqedonia -“Metamorfozis – Fondacioni për internet dhe shoqëri” dhe “Ballyfermot Youth service” nga Republika e Irlandës, 8 të rinj nga Maqedonia, në moshë prej 13 deri në 18 vjet do të marrin pjesë në trajnimin që do të realizohet në periudhën prej 24 nëntorit deri më 1 dhjetor të vitit 2018 në Maltë. Tema kryesore e projektit është të kuptohen dhe të analizohen ndikimet e sportit në jetën e të […]

ActionSEE_logo_horizontal

ACTION VISEGRAD SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët dhe organizatat qytetare nuk i shfrytëzojnë sa duhet veglat e TIK-ut për qeverisje të mirë të zhvilluara nga ana e organizatave të tjera apo nga shteti, dhe kjo është kështu si rezultat i mungesës së vetëdijes dhe i shkathtësive. Poashtu, ato nuk janë të inkurajuar që t’i shfrytëzojnë këto vegla për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim real. Përveç kësaj, institucionet publike nuk e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e TIK-ut që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i përfshijnë edhe qytetarët. Projekti АCTION VISEGRAD SEE, i mbështetur nga […]

usaid-logo-news

Projekti për pjesëmarrje qytetare (CEP)

Data e fillimit të projektit:  17 gusht, 2016                                            Data e mbarimit të projektit: 17 gusht, 2021 Buxheti (gjatë kohëzgjatjes të projektit):  $9,495,923 Zbatues:   East West Management Institute (EWMI), në partneritet me katër organizata lokale të shoqërisë civile: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI), Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli rinor nacional i Maqedonisë (KRNM). QËLLIMET Projekti për pjesëmarrje qytetare do të përforcojë angazhimin konstruktiv të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në ...

logo (1)

Techsoup Balkans program për donacione softuerike

Techsoup Balkans, është program për donacione softuerike ku fondacioni Metamorfozis është organizate partnere për shtetet në vijim: Maqedoni Kosovë Shqipëri Në programin për donacione Techsoup Balkans, ofrohet një paletë e gjerë e produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe për bibliotekat publike, të cilat mund t’i fitoni duke paguar vetëm një taksë administrative. Për t’u furnizuar me zgjidhjet softuerike nëpërmjet kësaj platforme si dhe për të marrë donacione, së pari duhet të regjistroheni nëpërmjet këtij linku: https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register. Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që ...

step-logo

Projekt për avancimin e turizmit bashkëkohor

Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor (STEP) është kontratë granti e IPA 2, programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, alokimet 2014-2015. Partnerët e projektit janë Metamorfozis, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Qendra për zhvillim të regjionit planor të Pollogut dhe Këshilli I qarkut të Elbasanit. Kohëzgjatja e projektit: 27 muaj Qëllimet: Promovimi i një sektori turistik aktiv që përshtatet në mënyrë efektive ndaj nevojave të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare Rritja e kapaciteteve të bizneseve turistike dhe ndërtimi i partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, rajon dhe më gjerë. Zgjerimi dhe rritja e qasjes ...

dolgo logo 2 na belo

D.A.T.A. – Analizë e të Dhënave për Transparencë dhe Llogaridhënie

Qëllimi është që të ndikohet në mënyrën në të cilën gazetarët dhe organizatat qytetare punojnë me të dhënat, gjegjësisht nëpërmjet gazetarisë së bazuar në të dhëna të sigurohet respektim i plotë i standardeve etike dhe profesionale, por edhe të krijohet vlera e shtuar nëpërmjet mënyrës inovative të prezantimit të rezultateve nga analizat e të dhënave.

vrzani-race-thumb

Storje hulumtuese: Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato – Masa e paraburgimit?

Qëllimi i projekt është të kontribuojë për rritjen e aftësisë mediatike, nëpërmjet edukimit publik të qytetarëve për atë se çka është gazetaria hulumtuese me analizë të shembujve konkretë në video-format. Nëpërmjet projektit do të gjenerohen përmbajtje të cilat do t’i përfshijnë sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët hulumtues, duke e prezantuar se në çfarë gjendjeje është gazetaria hulumtuese në këtë moment, pse është e tillë dhe si mund të përmirësohet. Grupi primar i synuar: Qytetarët e RM-së, shikuesit dhe lexuesit e mediave të përfshira dhe publiku i gjerë deri te i cili arrijmë nëpërmjet rrjeteve sociale. Grupi i dytë i ...

Janë paratë tuaja

Periudha e realizimit: 1 nëntor – 30 dhjetor, 2015   Me projektin “Janë paratë tuaja”, Metamorfozis arriti të krijojë kapacitete për prodhimin e video-dokumentarëve për çështjet aktuale shoqërore të fokusuara në gazetarinë hulumtuese, sa i përket shpenzimit të parave të obliguesve tatimorë në Maqedoni. Brenda një afati të shkurtër kohor u formua, i trajnua dhe u pajis një rrjet i korrespodentëve, i cili prodhoi, publikoi dhe promovoi 6 video-storje nga 6 rajone të ndryshme të vendit. Aktivitetet e projektit përfshinë përgatitjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të korrespodentëve, produksion të video-storjeve, si dhe publikimin dhe ...

vistinomer-sq-2017

Vërtetmatës

Vertetmates.mk, nëpërmjet një ekipi profesionistësh të lëmive përkatëse, i analizon premtimet e subjekteve politike dhe i prezanton ato në formë të përmbledhur që është e lehtë për t’u lexuar, së bashku me të dhëna statistikore sistematike. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet sipas shkallës së realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar dhe i parealizuar. Premtimet që nuk janë logjike ose janë thënë në mënyrë që nuk mundëson kontrollimin e tyre, janë shënuar si jokonsekuente. Duke u njoftuar me premtimet dhe me argumentet e dhëna në sqarime, qytetarët edukohen se si t’i lexojnë dhe si t’i interpretojnë programet dhe platformat, si dhe ...