Мени

BE: Qasja në internet dhe përdorimi i tij në vitin 2012

Mbi gjysma e shfrytëzuesve të internetit publikojnë porosi në rrjetet sociale, ndërsa mbi 60% lexojnë lajme në internet.

Përdorimi dhe qasja në internet janë mjaft të përhapura te popullata e BE-së. Në vendet anëtare të BE27, mbi tre të katërta e amvisërive kanë qasje në internet në vitin 2012, në krahasim me diçka më pak se gjysma në vitin 2006.

Përqindja e amvisërive që kanë internet me bandë të gjerë është rritur dukshëm. Në vitin 2012, 72% e amvisërive të BE27 kanë pasur qasje në internet nëpërmjet lidhjes me bandë të gjerë, në krahasim me 30% në vitin 2006.

Të dhënat që u publikuan nga Eurostati – Enti për statistikë i Bashkimit Evropian, janë vetëm një pjesë e vogël e rezultatateve të hulumtimit për përdorimin e teknologjive të informatikës dhe të komunikimit (TIK) në amvisëri dhe përdorimin nga individët në vendet anëtare të BE27 – Islandë, Norvegji, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Turqi. Përveç përdorimit të internetit dhe lidhjeve ma bandë të gjerë, hulumtimi përfshin edhe tregues të tjerë siç është shfrytëzimi i internetit nëpërmjet pajisjeve mobile, е-tregti dhe e-qeveri. Konsatimet e hulumtimit përdoren për ndjekjen e disa politikave të BE-së, e veçanërisht Agjendës digjitale për Evropën.

Në çdo vend anëtar, së paku një nga dy amvisëri ka lidhje interneti me bandë të gjerë

Edhe pse niveli i qasjes në internet u rrit në të gjitha vendet anëtare në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2012, dallimet megjithatë mbeten të konsiderueshme. Në vitin 2012, përqindje të qasjes në internet prek mbi 90% e më tepër u regjistruan në Holandë (94%), Luksemburg (93%), Danimarkë dhe Suedi (në të dy vendet 92%), ndërsa përqindje të qasjes në internet me diçka mbi 50% janë evidentuar në Bullgari (51% ), Greqi dhe Rumani (të dyja vendet nga 54%).

Qasja në internetin me bandë te gjerë mundëson shpejtësi më të madhe gjatë shfletimit të ueb-faqeve dhe kryerjes së aktiviteteve nëpërmjet internetit. Në vitin 2012, së pakur gjysma e amvisërive në çdo vend anëtar kishte internet me bandë të gjerë. Në Suedi është evidentuar përqindje më e madhe e lidhjeve të internetit me bandë të gjerë (87 %), pastaj vijnë Danimarka dhe Finlanda (të dy vendet me 85%), Holanda (83%), Gjermania (82%) dhe Mbretëria e Bashkuar (80% në vitin 2011).

Shfrytëzuesit portugez të internetit janë më aktivë në mediumet sociale, ndërsa ata finlandezë në aktivitetet bankare nëpërmjet internetit dhe për udhëtime

Edhe pse dërgimi dhe pranimi i e-mail-ave dhe kërkimi i informatave për produkte ose shërbime të caktuara mbeten aktivitetet më të përhapura në internet (89% dhe 83% përkatësisht, e personave që kanë përdorur internet në tre muajt e fundit) në vendet e BE27 në vitin 2012, aktivitetet e tjera poashtu janë mjaft të përhapura te shfrytëzuesit e internetit nga vendet e BE27: 61% lexojnë lajme në internet, 54% ka shfrytëzuar shërbime bankare në internet, 52% kanë publikuar porosi në mediumet shoqërore dhe 50% kanë shfrytëzuar shërbime që kanë të bëjnë me udhëtimet. Në vitin 2012, krijimi i ueb-faqeve ose blogeve ka qenë më pak i përhapur, edhe pse madje 9% të shfrytëzuesve të internetit e kanë bërë këtë aktivitet.

Lituania (92% shfrytëzues të internetit) dhe Estonia (91%) kishin përqindje më të lartë të personave që e kanë shfrytëzuar internetin në vitin 2012 për lexim të lajmeve dhe të gazetave në internet, ndërsa Franca kishte përqindje më të vogël (38%). Finlanda është vend udhëheqës kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e shërbimeve bankare në internet (91% e shfrytëzuesve të internetit) dhe shërbimeve turistike nëpërmjet internetit (69%). Portugalia kishte përqindje më të lartë sa i përket shfrytëzuesve të internetit që kanë publikuar porosi në mediumet sociale (75% e shfrytëzuesve të internetit) ndërsа përqindje më të vogël kishin Republika Çeke (35%), Franca (40%) dhe Gjermania (42%).

Holanda (17%) dhe Hungaria (16%) kanë evidentuar pothuajse përqindje dy herë më të lartë të shfrytëzuesve të internetit që kanë krijuar ueb-faqe ose bloge në vitin 2012, në krahasim me mesataren e BE27.

Burimi: Europe’s Information Society „Internet access and use in 2012“

Поврзани натписи