Мени

Berlin: Mbi 20.000 persona protestuan kundër mbikëqyrjes

Tubimi masovik kundër mbikëqyrjes “Liri në vend të frikës” (Freiheit statt Angst) u mbajt në Berlin të Gjermanisë më 7 shtator 2013.

Ngjarjen e organizoi një koalicion i gjerë qytetar prej mbi 80 organizatash joqeveritare, shoqatash dhe partish, të cilat kërkojnë t’i jepet fund mbikëqyrjes dhe një komunikatë të qartë nga qeveria për skandalin me mbikëqyrjen.

Edhe pse organizatorët pritnin mbi 10.000 protestues, më 7 shtator 2013 mbi 20.000 njerëz u mblodhën në sheshin Alexanderplatz në Berlin, jo vetëm për marshin, por edhe për hapjen dhe mbylljen e tubimit.

“Demonstrata ishte e suksesshme. Këtë vit ishim katërfish më tepër se sa në krahasim me demonstratën e fundit që u mbajt në vitin 2011 годин! Qytetarët dalin në rrugë në mbrojtje të të drejtave të tyre themelore dhe të demokracisë”, tha padeluun nga Demo Aleanca.

“Vetëm diktaturës i duhet censurë”, Anonimiteti nuk është vepër penale” ose “Liria e shtypit ka nevojë për mbrojtje të të dhënave” – me transparente kreative, kostume dhe sllogane, njerëzit në Berlin protestuan në mënyrë paqësore kundër praktikave për spiunim të NSA-së, kundër shkeljes së vazhdueshme të privatësisë së tyre, si dhe kundër mosveprimit të vazhdueshëm të qeverisë së Merkelit.

Rena Tangens nga anëtari i EDRI-t, Digitalcourage theksoi se “Mbikëqyrja është e pranishme edhe në Gjermani dhe të gjithë qytetarët janë të prekur nga ajo. Kërkimet në internet, ruajtja e të dhënave dhe sistemet e informacionit për të dhëna të ruajtura janë vetëm disa shembuj të masave anti-demokratike të kontrollit që duhet të hiqen”.

Folësit e tjerë në tubimin përmbyllës poashtu kishin vërejtje të ashpra. Parker Higins, aktivist i anëtarit të EDRI-t, Electronic Frontier Foundation (SHBA), paralajmëroi për pasojat që mbikëqyrja gjithëpërfshirëse i ka mbi dinjitetin njerëzor. “Ne duhet ta marrim sistemin përsëri në duart tona – e që ta bëjmë këtë, na duhen qytetarë të informuar dhe duhet t’i harmonizojmë politikat nacionale me parimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mua më vjen turp nga ajo që vendi im e bën në emër timin, por sot e ndjej se jam në mesin e njerëzve të mi – njerër që besojnë në liri dhe i kundërvihen frikës”.

Majkl Redisk nga Raportuesit pa kufinj e potencoi kërcënimin për lirinë e shtypit që u bë realitet i përditshëm me mbikëqyrjen dhe ndjekjen e gazetarëve nga e gjithë bota nëpërmjet internetit. “Gazetarët arrestohen për blog-postime ose tweet-e, e-maili i tyre është nën mbikëqyrje, kontaktet e tyre janë hetohen, kompjuterët e tyre janë infektuar me softuer për mbikëqyrje”. Ai theksoi se me skandalin e NSA-së tani është e qartë se edhe gazetarët gjermanë janë nën mbikëqyrje. Kjo mbikëqyrje jo vetëm që i rrezikon liritë gjermane, por edhe e shkatërron kredibilitetin e Gjermanisë si aleat. “Ne nuk mund diktatorëve t’u bëjmë shërbim dhe të bëhemi sikurse ata”.

“Mundeshim t’i japi azil Snoudenit sikur të donim”, tha Kristian Hamborg nga Transparency International. Ai e citoi Snoudenit gjatë marrjes së shpërblimit Whistleblower: “Qeveritë duhet të japin llogari para nesh për vendimet që i marrin. Vendimet që kanë të bëjnë me botën në të cilën jetojmë. Çfarë të drejtash dhe lirish do të gëzojnë individët është në domenin e publikut, e jo të qeverisë”.

Organizatorët njoftuan për lavdërimet e policisë se marshi është mbajtur në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident.

Burimi: ЕDRI-gram „More than 20 000 protest in Berlin against surveillance“ бр. 11.17, 11 shtator 2013.

 

Поврзани натписи