Мени

Dy gazeta gjermane paditen për përmendjen e ueb-faqes gjoja jolegale

Në fund të gushtit të vitit 2013, një grup botuesish gjermanë i paditi gazetat Der Tagesspiegel dhe Die Zeit, duke i akuzuar për ofrim të ndihmës në shkeljen e të drejtave autoriale, për shkak se publikuan një intervistë me pronarin e ueb-faqes gjoja ilegale për e-libra, duke e publikuar edhe emrin e ueb-faqes – TorBoox, e cila thotë se është ueb-faqja më e madhe pirate për e-libra në Gjerman, me 1,5 milionë libra të shkarkuara në muaj.

Duke pasur parasysh faktin se hostimi i materialit me të cilin shkilen të drejtat autoriale mund të konsiderohet për joligjor, si dhe (në disa raste) vendosja e linkeve deri te përmbajtjet ilegale dhe indeksimi i linkeve që përmbajnë materiale të paligjshme, si duket është pak e tepruar të konsiderohet për joligjore edhe publikimi i intervistës në të cilën përmendet ueb-faqja joligjore.

“Me emërtimin e drejtpërdrejtë edhe atë disa herë të adresës së internetit, lexuesi menjëherë bëhet i vetëdijshëm për përmbajtjet joligjore në atë ueb-faqe. Kur bëhet fjalë për raportim objektiv gazetaresk, nuk ka pasur nevojë për përmendje të drejtpërdrejtë”, shkruajnë botuesit në ankesën e tyre.

Siç deklaroi administratori i ueb-faqes për TorrentFreak, ajo që e bën situatën qesharake është fakti se madje edhe revista në internet e Shoqatës së botuesve gjermanë të librave e ka publikuar adresën e plotë URL të ueb-faqes së kontestuar. Edhe pse Shoqata e botuesve vendosi të ndërmarrë masa kundër gazetave, si duket nuk mund të bëjë shumë kundër ueb-faqes konkrete dhe përmbajtjeve të saja joligjore, duke pasur parasysh faktin se ka server të fshehtl (Tor). Përveç kësaj, pronarët e ueb-faqes planifikojnë ta bëjnë atë ndërkombëtare.

Ankesa u tërhoq menjëherë, por me të doli në pah ngatërresa e madhe në lidhje me përgjegjësinë për shkeljen e të drejtave autoriale dhe mungesa e përshtatjes së botuesve ndaj tregut të ri. Para vetëm disa muajsh, botuesit gjermanë krijuan një formë të re të menaxhimit me të drejtat digjitale me qëllim të dekurajimit të piraterisë, duke e ndryshuar tekstin në çdo libër, me çka krijohet formë e shënimit të mbrojtur digjital, që në fakt paraqet ndërhyrje në punën e autorit.

Edhe pse tregu i e-librave akoma është i kufizuar, ndoshta ështo koha që botuesit të gjejnë mënyra ta zhvillojnë dhe ta pushtojnë këtë treg me ndihmën e modeleve bashkëkohore të biznesit, në vend që të harxhojnë para nëpër gjyqe, duke i paditur gazetat.

Burimi: ЕDRI-gram „German newspapers sued for pointing out an alleged illegal site“ nr. 11.17, 11 shtator.

 

Поврзани натписи