Мени

FBI-ja ka kontrolluar serverë që gjenden në Francë

Më 12 shtator 2013, FBI-ja e pranoi se nga fundi i korrikut, gjatë një aksioni policor, në mënyrë të fshehtë i ka marrë nën kontroll disa serverë që gjenden në Francë, me qëllim që të vendosë softuer për spiunim në kuadër të aksionit policor.

Agjencia ka vendosur softuer për spiunim në ueb-faqe të hostuara nga Freedom Hosting, të dedikuara për rrejtin për anonimizim Tor. Në vitin 2011, aktivistë të lëvizjes Anonymous zbuluan se Freedom Hosting ka hostuar përmbajtje me pornografi të fëmijëve, qasja deri te të cilat ka shkuar nëpërmjet Tor-it.

Erik Ein Markes, pronari i Freedom Hosting, i cili i ka marrë me qira serverët nga një ofrues i paemërtuar komercial i hostingut në Francë, të cilët i ka paguar nga llogaria bankare në Las Vegas , lufton që të mos ekstradohet nga Dablini në SHBA, nën akuzën se Freedom Hosting e ka lehtësuar qasjen masive në pornografinë me fëmijë.

Më 4 gusht 2013, të gjitha ueb-faqet e hostuara nga Freedom Hosting (madje edhe ato që nuk kanë pasur lidhje me pornografinë me fëmijë) kanë filluar ta shfaqin porosinë „ueb-faqja nuk punon për shkak të mirëmbajtjes” me një kod të fshehur në ueb-faqe. Sipas hulumtuesve, kodi ka shfrytëzuar njël zbrazëtirë sigurie në Firefox që t’i identifikojë shfrytëzuesit e pakos për shfletim të Tor-it. Моzilla konfirmoi se kodi e ka shfrytëzuar dobësinë në menaxhimin me memorjen në Firefox, e cila është raportuar publikisht më 25 qershor 2013, dhe është korrigjuar në versionin më të ri të shfletuesit.

Akoma nuk është e qartë se a kanë qenë të njoftuara autoritetet franceze për operacionin e FBI-së, ndërsa ministri francez për punë të brendshme nuk dha përgjigje të qartë.

Burimi: ЕDRI-gram „FBI was controlling servers located in France“ nr. 11.18, 25 shtator 2013.

 

Поврзани натписи