Мени

PACE: Rezolutë për përgjimin masiv në Evropë

ЕDRI dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut dhe lirinë e të shprehurit (ARTICLE 19, Reporters Without Borders, Privacy International, Vrijschrift, Open Rights Group, INDEX, English PEN dhe Access Now) nënshkruan një peticion më 29 gusht 2013, duke kërkuar nga Kuvendi parlamentar i Këshillit të Evropës (PACE) ta përkrahë Rezolutën “Përgjim masiv në Evropë” të parashtruar më 31 korrik 2013 nga 23 anëtarë të PACE-s.

Rezoluta i fton vendet anëtare t’i rregullojnë dhe t’i mbikëqyrin në mënyrë efikase shërbimet sekrete dhe procedurat speciale dhe t’i miratojnë dispozitat ligjore në nivel nacional për mbrojtjen e informatorëve. Në rezolutë, poashtu ftohet Sekretari gjeneral të fillojë hetim në përputhje me nenin 52 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut.

Organizatat nënshkruese e përkrahën këtë rezolutë të përgatitur në kohë dhe akoma janë të brengosur për zbulimet e paradokohshme rreth mbikëqyrjes së internetit dhe komunikimet telefonike nga ana e qeverisë së SHBA-ve dhe qeverive të anëtarëve të Këshillit të Evropës, duke i përfshirë Francën, Gjermaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këto zbulime e potencojnë mosrespektimin e qartë dhe sistematik të të drejtave të njeriut sipas neneve 8 dhe 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare dhe evropiane.

Zbatimi i përgjithshëm i mekanizmave për mbikëqyrje të komunikimeve digjitale globale, në mënyrë drastike i kërcënohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut në epokën digjitale. I përkujtojmë anëtarët e PACE-s se në raportin e saj të qershorit të vitit 2013, Frank La Rue – raportuesi special i KB-ve për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së të menduarit dhe të shprehurit, e potencoi ndikimin negativ të mbikëqyrjes mbi liritë qytetare, duke e përfshirë edhe të drejtën për të informuar dhe për të qenë i informuar, lirinë e të shprehurit dhe respektimin e privatësisë. Konsiderojmë se propozimi në Rezolutën e PACE-s do të mundësonte vlerësim të rëndësishëm të fuqisë së mjeteve juridike për mbrojtjen e të drejtës për liri të të shprehurit dhe privatësisë në anëtarët e Këshillit të Evropës dhe do të mundësonte një qasje unike në kornizën juridike të mbikëqyrjes.

Më tej, organizatat nënshkruese e përkrahin theksin që Rezoluta e propozuar e vë mbi nevojën për mbrojtje të informatorëve. Informatorët luajnë rol kyç në promovimin e transparencës dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe intereseve të të gjithë anëtarëve të shoqërisë. PACE duhet ta përforcojë mbrojtjen e informatorëve dhe t’i përkrahë përpjekjet për luftë kundër shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.

Burimi: ЕDRI-gram “PACE: Resolution on massive eavesdropping in Europe” nr. 11.17, shtator, 2013.

Поврзани натписи