Мени

Programi për qasje të hapur i EIFL e fitoi shpërblimin e gjashtë të SPARC Europe

Programi për qasje të hapur i EIFL (EIFL-OA) është zgjedhur si fitues i shpërblimit të SPARC Europe për vitin 2011, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e komunikimeve akademike nga aspekti i ngritjes së vetëdijes, përfaqësimit dhe ndërtimit të kapaciteteve gjatë tre viteve të fundit, si dhe për shkak të suksesit të saj në zvhillimin e një numri të madh të depove dhe të revistave për qasje të lirë në vendet partnere të EIFL.

SPARC_award“Me këtë shpërblim të gjashtë, SPARC Europe dëshiron ta inkurajojë Programin për qasje të hapur të EIFL (EIFL-OA) të vazhdojë me punën e shkëlqyer dhe të inspirojë organizata të tjera të kenë për bazë qasjen dhe aktivitetet e EIFL. SPARC Europe konsideron se EIFL-OA paraqet shembull të shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërmarrin aktivitete për përfaqësim dhe aktivitete për avancim të lëvizjes për qasje të hapur”, deklaroi dr. Astrid van Vezenbek, drejtor ekzekutiv i SPARC Europe.

sparc2-250x214“Fitimi i shpërblimit të gjashtë të SPARC Europe paraqet nder të madh për EIFL. Ne e pranuam lëvizjen për qasje të hapur që në fillim, kur e nënshkruam Iniciativën për qasje të hapur në Budapest, para një dekade. Jemi të kënaqur që përpjekjet tona u njohën nga bashkësia ndërkombëtare. Jemi të kënaqur që e kemi Irina Kuçmën, përfaqësuese e flaktë e konceptit të qasjes së hapur, që e udhëheq programin për qasje të hapur të EIFL”, deklaroi Rima Kuprit, drejtore e EIFL. “Gjithashtu i shprehim falënderim edhe Programit për informata të Fondacionit shoqëri e hapur, i cili e përkrahu punën tonë në fushën e qasjes së hapur gjatë kësaj periudhe”.

Gjatë tre viteve të fundit EIFL-ОА organizoi mbi 40 ngjarje për ngritje të vetëdijes dhe trajnime, për pjesëmarrës nga mbi 50 vende dhe i përfaqësonte në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar politikat dhe autorizimet për qasje të hapur të institucioneve dhe të qeverive. Vendet partnere të EIFL në Evropë tani mund të lavdërohen me mbi 210 depo me qasje të hapur dhe mbi 2.340 revista për qasje të hapur, dhjetë institucione të arsimit të lartë që kanë autorizime të reja për qasje të hapur dhe qindra bibliotekistë profesionalë, shkencëtarë, edukatorë dhe studentë që e përfaqësojnë qasjen e hapur.

“Do të doja t’i falënderohem SPARC Europe për këtë shpërblim si mirënjohje për arritjet e  EIFL dhe të vendeve tona partnere. Gjithashtu, do të doja t’i falënderohem rrjetit të koordinatorëve nga vendet partnere të EIFL-OA dhe numrit të madh të ekspertëve të cilët dhanë kontribut të konsiderueshëm për suksesin e këtij programi”, deklaroi Irina Kuçma, menaxhere për qasje të hapur e EIFL-OA. “Pa punën e tyre të mundimshme dhe pa përkushtimin e tyre, ne nuk do të kishim mundësi t’i arrijmë këto rezultate impresive”.

Për shpërblimin SPARC Europe

SPARC (Koalicioni evropian për publikime shkencore dhe resurse akademike) Europe e inicoi shpërblimin në vitin 2006, si mirënjohje për punën e ndonjë individi ose grupi në suaza evropiane që ka kontribuar për të bërë përparim të konsiderueshëm në kuptimin tonë për çështjet që kanë të bëjnë me komunikimet shkencore dhe/ose zhvillimin e mënyrave praktike për zgjidhjen e problemeve në kuadër të sistemeve ekzistuese.

EIFL është organizatë ndërkombëtare joprofitabile që ka për qëllim të mundësojë qasje te njohuritë për zhvillimin e arsimit, mësimit, hulumtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në 47 vende në zhvillim dhe në tranzicion në Evropë, Azi dhe Afrikë. Vendet partnere të EIFL në Evropë janë: Shqipëria, Ermenia, Azerbejxhani, Bellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Estonia, Gruzia, Kosova, Latvia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina.

Burimi: EIFL “EIFL Open Access programme wins SPARC Europe Award” 4 korrik 2011.

Поврзани натписи