Мени

Shpërblimi për të rinj i Samitit botëror – 2011

Ftesë për dorëzim të projekteve: Të rinjtë e shfrytëzojnë internetin dhe celularët për të mirën e përgjithshme.

A i shfrytëzoni mediumet sociale që të kontribuoni për komunitetin dhe ardhmërinë tuaj? A shfrytëzoni bloge dhe video-bloge që të ngritni çështje të rëndësishme? A krijoni ueb-faqe ose aplikacione për celularë që luftojnë kundër diskriminimit, urisë ose sëmundjeve? Në qoftë se është kështu, shfrytëzojeni mundësinë të tregoni se i njihni mediumet digjitale dhe sociale dhe se dini si të bëni zhvillime pozitive – në lagjen tuaj ose në ndonjë vend tjetër: dorëzojeni projektin tuaj për mediume të reja te Shpërblimi për të rinj i Samitit botëror (SHRSB) dhe fitojeni mundësinë që të njoftoheni me të rinj nga e mbarë bota dhe për t’u rrjetëzuar me përfaqësues të organizatave joqeveritare, qeverive dhe mediumeve!

Награда за млади на Светскиот самит
SHRSB është shpërblim vjetor dhe rrjet për të rinj të moshës nën 30 vjeçare, që shfrytëzojnë internet, telefona celularë ose mediume të tjera digjitale për t’i realizuar Qëllimet zhvilluese të mileniumit të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara i përcaktuan Qëllimet zhvilluese të mileniumit në vitin 2000, me qëllim që t’i nxisin vendet anëtare dhe shoqërinë civile ta luftojnë varfërinë, urinë dhe sëmundjet, pabarazitë, mungesën e arsimit dhe shkatërrimin e mjedisit jetësor.

Prej 2 maj deri më 15 korrik mund ta dërgoni “prodhimin” tuaj në këtë konkurs ndërkombëtar në www.youthaward.org në njërën nga gjashtë kategoritë e Shpërblimit për të rinj të Samitit botëror:

1. Lufta kundër varfërisë, urisë dhe sëmundjeve! 4. Krijoni kulturën tuaj!
2. Arsim për të gjithë! 5. Bëhuni të gjelbër!
3. Fuqi për gratë! 6. Ndiqni të vërtetën!

Juria ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë të rinj për TKI do të zgjedhë nga tre fitues, dhe nga një vend të dytë dhe të tretë për çdo kategori. Ekspertët do t’i vlerësojnë projektet në dy rrathë votimi nëpërmjet internetit.

Në qoftë se fitoni në SHRSB, projekti juaj do të ngritet në një nivel të ri. Fituesit do të kenë mundësi që t’i prezantojnë projektet e tyre në skenën botërore. Përveç ceremonisë për ndarjen e shpërblimit, takimet, diskutimet dhe punëtoritë gjithashtu do të ofrojnë hapësirë për këmbim të ideve dhe për të bërë miq të rinj nga të rinjtë e angazhuar nga të gjitha kontinentet.

Përfaqësues të qeverive, organizatave joqeveritare, mediumeve dhe ekspertë të tjerë me renome nga fusha e “TKI për zhvillim” do të marrin pjesë në këto ngjarje dhe do të jenë në dispozicion të fituesve. Kjo është një mundësi unike për ta avancuar projektin tuaj duke fituar qasje në rrjetin e SHRSB. Rrjeti i SHRSB ofron mundësi për zhvillimin e projektit tuaj, përmirësimin e planit tuaj të biznesit, e bile edhe mundësi për gjetje të sponsorëve.

Për Shpërblimin për të rinj të Samitit botëror (SHRSB)

SHRSB i zgjedh dhe i promovon praktikat më të mira për e-përmbajtje dhe mediume të reja, e paraqet potencialin e të rinjve për të krijuar përmbajtje të shkëlqyera digjitale dhe shërben si platformë për njerëzit nga të gjitha vendet anëtare të KB-ve për të punuar së bashku në drejtim të zvogëlimit të varfërisë dhe të urisë, si dhe për t’u ballafaquar me sëmundjet, pabarazinë, mungesën e arsimit, mungesën e qasjes te uji i pastër dhe degradimin e mjedisit jetësor.

SHRSB organizohet si aktivitet plotësues i Samitit botëror për shoqëri informatike (SBSHI) dhe Planit të tij aksional për periudhën deri në vitin 2015. Shpërblimi për të rinj organizohet nga Rrjeti i shpërblimit i Samitit Botëror – për të katërtën herë me radhë, pas viteve 2005, 2009 dhe 2010.

SHRSB është i përkrahur nga Aleanca globale e OKB-ve për TKI dhe zhvillim (UN GAID), Fondacioni Xhon S. dhe Xhejms L. Najt, Shoqëria e internetit (ISOC), INTEL, grupi telfree, Fundação para as Comunicações Móveis (FCM) dhe fondacioni Layla Fakhro.

Burimi: WSYA “Call for entries 2011”

Поврзани натписи