Мени

Snowdeni nominohet për Shpërblimin Saharov për vitin 2013

Edward Snowden, informatori që e zbardhi mbikëqyrjen e komunikimeve elektronike nga NSA, GCHQ dhe shërbimet e tjera të zbulimit, është nominuar për Shpërblimin Saharov për vitin 2013 për lirinë e të menduarit, nga ana e Partisë së të Gjelbërve EFA dhe grupi GUE/NGL.

Shtatë të nominuarit për Shpërblimin Saharov për vitin 2013 u prezantuan në një takim të përbashkët të Komisionit për punë të jashtme dhe atij për zhvilllim dhe të Nënkomisionit për të drejtat e njeriut, më 16 shtator të vitit 2013. Shpërblimi u ndahet individëve ose organizatave që kanë dhënë kontribut të çmueshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Anëtari i EDRi-t, “Neni 19”, i përkrahur nga EDRi, shkroi letër përkrahjeje për nominimin e Edward Snowdenit:

“Shpërblimi Saharov për lirinë e të menduarit u ndahet individëve që punojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e posaçërisht për të drejtën për lirinë e të shprehurit. Konsiderojmë se Edward Snowdeni tërësisht i plotëson këto kritere dhe do të ishte fitues i denjë i këtij shpërblimi.

Siç e dini, në maj të vitit 2013, Snowdeni i zbuloi përmasat e rrezikimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të privatësisë së miliona njerëzve anembanë botës, nga ana e agjencive nacionale të sigurisë dhe mbikëqyrjen e tyre gjithëpërfshirëse.
Duke e bërë këtë hap, me rrezik të madh personal, ai tregoi guxim të madh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe parimeve të demokracisë, llogaridhënies dhe të qenit të hapur.

Ju inkurajojmë që Shpërblimin Saharov t’ia jepni Edward Snowdenit për shkak të guximit të tij dhe përkushtimit ndaj vlerave që i përfaqëson ky shpërblim.”

Komisioni për punë të jashtme dhe ai për zhvillim dhe Nënkomisioni për të drejtat e njeriut mbajtën një takim tjetër të përbashkët më 30 shtator 2013 që t’i zgjedhin tre finalistët. Fituesi i shpërblimit do të zgjidhet në Konferencën për kryetarët të Parlamentit më 10 tetor 2013 në Strasburg dhe do të ftohet të marrë pjesë ceremoninë e ndarjes së shpërblimit më 20 nëntor 2013, poashtu në Strasburg.

Burimi: ЕDRI-gram „Snowden nominated for the 2013 Sakharov Prize“ nr. 11.18, 25 shtator 2013.

 

Поврзани натписи