Мени

Spanjë: Propozohen masa të reja për vendosjen e linkeve deri te ueb-faqet gjoja ilegale

Spanja planifikon të fusë dënime për publikimin e linkeve deri te përmbajtjet (gjoja) piraterike. Për dallim nga situata prej para disa vitesh, Spanja tashmë gjithnjë e më tepër lëshon në presionin e SHBA-ve, pasi u kërcënua se do të futet në grupin e vendve të listës së zezë.

Pasi u zgjodh në dhjetor të vitit 2011, kryeministri Mariano Rahoj, vazhdoi ta rrisë legjislacionin anti-piraterik në Spanjë, duke e përfshirë edhe ligjin Sinde. Më 20 shtator 2013, qeveria spanjolle, miratoi ndryshim dhe plotësim të Kodit penal duke futur dënime për administratorët e ueb-faqeve që ofrojnë linke deri te veprat autoriale pa lejen e pronarëve të këtyre veprave. Shkelësit mund të ballafaqohen me dënime me burg deri në gjashtë vjet. Deri tani, ligji i dënonte vetëm ata që shumëzonin ose distribuonin materiale të mbrojtura me të drejtat autoriale.

Ndryshimi ka të vëjë vetëm me ata që vendosin linke deri te materiale që janë të mbrojtura me të drejtat autoriale “që ofrohet në mënyrë ilegale nga palë të treta, për qëllime komerciale”, duke i përfshirë edhe ata që realizojnë “profit të drejtpërdrejtë ose indirekt”, por jo edhe individët që shpërndajnë fajlla ose ata që përdorin softuer P2P ose shfrytëzuesit e ueb-faqeve që hostojnë linke.

Mediat, ekspertët juridikë, e bile edhe autorët janë skeptikë sa i përket proporcionalitetit dhe efikasitetit të ndryshimit të ri. “Nuk besoj se me këto masa do të zgjidhet problemi. Shfrytëzuesi i fundit duhet të jetë i vetëdisjhëm për faktin se bën shkelje”, tha Zigrid Kraus, redaktor në Salamandra, i cili konsideron se kjo është fillimisht çështje e arsimimit.

Shumë njerëz, sikurse edhe rok-muzikanti Sr Chinarro, konsiderojnë se askush nuk do të shkojë në burg vetëm për shkak se ka kopjuar ndonjë disk ose ka vendosur link. Poashtu, me qëllim që të dëshmojë se pronari i ueb-faqes për shpërndarjen e fjallave e ka shkelur ligjin, patjetër duhet të ketë “shkelje të konsiderueshme të të drejtave për pronësi intelektuale”, por nuk ka udhëzime konkrete çka në të vërtetë do të thotë kjo.

Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara nga qeveria do të dërgohen deri te kuvendi për debat dhe mbetet të shihet se a do të ndryshohet me të vërtetë ligji i tillë.

Burimi: ЕDRI-gram „Spain: New penal sanctions proposed for alleged illegal linking“ nr. 11.18, 25 shtator 2013.

Поврзани натписи