Мени

Stimulimi i zhvillimit dhe i punësimeve: plan aksional për dyfishimin e vëllimit të e-tregtisë në Evropë deri në vitin 2015

Zhvillimi i tregtisë elektronike dhe i shërbimeve nëpërmjet internetit ofron potencial të madh për ndryshime të dobishme ekonomike, shoqërore dhe sociale.

Për çdo vend pune të humbur jashtë internetit, ekonomia e bazuar në internet krijon 2,6 vende pune në internet dhe ofron zgjedhje më të mirë për konsumatorët, duke i përfshirë edhe ata që gjenden në zona rurale dhe të izoluara. Përfitimet që vijnë nga çmimet më të ulëta në internet dhe zgjedhja më e madhe e produketeve dhe e shërbimeve që janë në dispozicion, vlerësohen në 11,7 miliardë euro, që është 0,12 % e prodhimit të brendshëm bruto. Nëse 15% e shitjes me pakicë paraqet e-tregti dhe nëse hiqen pengesat për tregun e brendshëm, përfitimet për shfrytëzuesit mund të arrijnë në 204 miliardë euro ose 1,7 përqind të prodhimit të brendshëm bruto evropian. Megjithatë, Komisionin Evropian konsideron se se ka shumë pengesa për konsumatorët dhe bizneset që të investojnë plotësisht në shërbimet nëpërmjet internetit: mosinformimi ose pasiguria në lidhje më rregullat që zbatohen, oferta që janë jotransparente dhe që vështirë mund të krahasohen, si dhe mënyrat e dërgesës që shpesh janë të shtrenjta dhe joadekuate.

Mu për këtë arsye, si pjesë e Agjendës digjitale dhe e Aktit për treg të vetëm, dhe si përgjigje në kërkesën e Këshillit të Evropës që të dorëzohet plan detal për kompletimin e Tregut të vetëm digjital deri në vitin 2012, Komisioni miratoi një dokument në të cilin janë prezantuar 16 iniciativa për dyfishimin e përqindjes së e-tregtisë në shitjen me pakicë (tani ajo është 3,4%) dhe përqindjes së sektorit të internetit në prodhimin e brendshëm bruto evropian (tani ajo është më e vogël se 3%) deri në vitin 2015. Deri në atë vit, tregtia dhe shërbimet në internet do të mund të merrnin pjesë me mbi 20% në rritjen ekonomike dhe në vendet e punës, në disa vende anëtare të BE-së (siç janë Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia).

Mishel Barnie, Komesar për tregun e brendshëm, Neli Kross, nënkryetare e Komisionit dhe përgjegjëse për Agjendën digjitale, dhe Xhon Dali, Komesar për politikë konsumatore, e shprehën qëllimin e tyre ambicioz me këto fjalë: “Në rrethanat e vështira me të cilat po ballfaqohet Evropa, duhet ta shfrytëzojmë menjëherë çdo burim për aktivitet dhe vende të reja pune. Plani aksional që e prezantojmë sot do të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe kompanitë, dhe Evropës do t’ia sjellë rritjen dhe punësimet e nevojshme. Ai ka për qëllim që t’i largojë pengesat të cilat deri tani e pengonin zhvillimin e ekonomisë së bazuar  internet në Evropë”.

Përmbajtja e komunikatës

Sipas Aktit për treg të vetëm dhe Agjendës digjitale, kjo komunikatë promovon një plan aksional i cili do ta lehtësojë qasjen ndërkufitare deri te prodhimet dhe përmbajtjet në internet, duke i zgjidhur problemet me pagesat, dërgesat dhe mbrojtjen dhe informimin e konsumatorëve, duke ndihmuar në zgjidhjen e kontesteve dhe largimin e përmbajtjeve të paligjshme, duke ndihmur në këtë mënyrë që të zhvillohet një internet që është më i sigurt dhe që i respekton më tepër të drejtat dhe liritë themelore. Qëllimi është që të krijohet një mjedis që ka më tepër gjasa të nxisë një Treg të vetëm digjital që është dinamik, duke u ballafaquar me problemet në të cilat has, duke i promovuar investimet në lidhjen pa tel dhe gjeneratën e re të infratstrukturës fikse dhe duke e përkrahur zhvillimin e të ashtuquajturit “cloud-computing”.

Në komunikatë thuhet se potenciali i tregtisë elektronike dhe i shërbimeve nëpërmjet internetit do të përbëjnë deri në 20% të vendeve të punës dhe të rritjes ekonomike në pesë vitet e ardhshme. Do të lehtësohet edhe qasja deri te mallrat dhe shërbimet për popullatën që është e izoluar gjeografikisht ose e lëndueshme, duke e përkrahur kohezionin nëpër Evropë.

Në komunikatë janë theksuar edhe pengesat për zhvillimin e ekonomisë së bazuar në internet: informimi joadekuat dhe mbrojtja e konsumatorëve, dërgesat dhe pagesat joefikase, përmbajtjet e paligjshme me të cilat akoma vështirë menaxhohet, si dhe rreziqet nga përhapja e kriminalitetit kompjuterik.

Sfondi

Konsumatorët shpesh nuk kanë besim në tregtinë ose në shërbimet nëpërmjet internetit dhe janë të brengosur për atë se a do të respektohen të drejtat e tyre, veçanërisht nëse paraqitet ndonjë problem. Ata shpesh i shqetëson edhe ajo se disa shërbime nuk ofrohen në vendin e tyre ose për shkak se nuk mund të blejnë në vendet e tjera anëtare të BE-së, për shkak se, për shembull, mallrat nuk dërgohen në vendin e tyre ose nuk pranohen kartela të huaja bankare. Dhe në fund, atyre ndonjëherë nuk u lejohet qasje në rrjetet me brez të gjerë dhe ballafaqohen me rritje të kriminalitetit kompjuterik.

Direktiva për tregti elektronike (2000/31/KE) i përcakton rregullat që e lehtësojnë ofrimin e shërbimeve nëpërmjet të infternetit në Bashkimin Evropian dhe siguron se këto shërbime i përmbushin disa kritere të caktuara. Me këtë tekst u vendosën themelet për shërbimet ndërkufitare të internetit. Për shkak se është neutral në aspekt teknologjik, ai u pranua nga nga e pjesëmarrësve në diskutimin publik që u mbajt në vitin 2010, si gurthemel i Tregut të vetëm digjital. Prandaj, qëllimi është që të shtohen gjëra në të, e jo ai të ndryshohet.

Direktiva kërkon nga ofruesit e internetit që në përgjithësi t’i respektojnë rregullat e vendit ku janë themeluar dhe përmban dispozita për mbrojtjen e konsumatorëve. Gjithashtu kërkon nga ofruesit e shërbimeve që t’i paraqesin, për shembull, informatat e tyre për kontakt në ueb-faqet e tyre, si dhe garancat se reklamimi është lehtë për t’u identifikuar si i tillë, por edhe se ata i mbrojnë shfrytëzuesit nga porositë-spam. Nën kushte të caktuara, Direktiva, poashtu mundëson heqje të përgjegjësisë për ofruesit e shërbimeve me ndërmjetësim nëse ata hostojnë ose bartin përmbajtje të paligjshme që janë vendosur nga ndonjë palë e tretë.

Burimi: Europe’s Information Society “Stimulating growth and employment: an action plan for doubling the volume of e-commerce in Europe by 2015” 11 dhjetor 2012.

Поврзани натписи