Мени

Veles: U mbajt trajnim për përdorim të Wiki.mk

Më 8 prill 2011, në “Qendrën për përkrahje të organizatave joqeveritare” në Veles, u mbajt “Trajnim për përdorim të Wiki.mk“.

wiki_velesNë trajnim morrën pjesë 8 aktivistë, pjesa më e madhe përfaqësues të Fondacionit “Fokus”,Komunës së Velesit, dhe njësitit vëzhgues “Dimitar Vllahov” nga Velesi. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen më detajisht me softuerin Wiki dhe përdorimin e tij, si dhe të mësojnë si të redaktojnë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë referime, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për bisedë.

Në fund të trajnimit, prodhimi final i pjesëmarrësve ishte artikulli i redaktuar për Velesin, sipas standardeve të ueb-faqes Wiki.mk.

wiki_veles2Trajnimin e mbajtën Kirill Simeonovski dhe Snezhana Shtërkovska nga organizata joqeveritare “Wikimedia”. Këto trajnime janë pjesë e komponentës për TKI të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë të Fondacionit Metamorfozis, që realizohet në partneritet me organizatën e lartëpërmendur.

Trajnimi në Veles është trajnimi i dytë i këtij lloji, pas atij që u mbajt më 1 prill në “Qendrën për përkrahje të organizatave joqeveritare” në Dibër.

Поврзани натписи