Мени

Vota për mbrojtjen e të dhënave – një hap para, dy hapa të mëdhenj prapa

Komiteti për liri qytetare i Parlamentit Evropian votoi për ardhmërinë e privatësisë dhe të të dhënave në Evropë.

E përshëndesim përkrahjen e parlamentarëve dhe angazhimet për përmirësimin e disa elementeve të rëndësishme dhe të vlefshme në propozimin fillestar të Komisionit. Veçanërisht jemi të kënaqur që Komiteti vendosi ta heqë propozimin e Komisionit me të cilin do t’u mundësohej vendeve anëtare ta përjashtojnë vetëveten nga zbatimi i rregullave për profilim.

Mirëpo, jemi të shokuar dhe të dëshpëruar që parlamentarët votuan për futjen e zbrazëtirave të mëdha me të cilat minohet i gjithë propozimi.

“Nëse miratohet, ky propozim do të inicojë një “sezon të hapur” për kompanitë e internetit që në mënyrë të heshtur të t’i mbledhin të dhënat tona, të krijojnë profile dhe t’ia shesin identitetin tonë ofruesit me çmim më të lartë”, deklaroi Xho Meknejmi, drejtor ekzekutiv i Rrjetit evropian për të drejtat digjitale. “Kjo është gjithnjë e më zhgënjyese, për shkak se e minon punën e mirë që është bërë deri tani”, shtoi ai.

Përkundër, pothuajse storjeve të përditshme për të dhëna të humbura, që u janë përcjellë qeverive të huaja ose janë marrë nga to, deputetët tanë miratuan një tekst në të cilin thuhet se ndjekja korporative dhe profilimi i njerëzve nuk duhet të kuptohet si diçka që do të ketë ndikim të madh në liritë dhe të drejtat tona.

Komiteti e zgjeroi diapazonin e rrethanave në të cilat kompanitë mund t’i përpunojnë të dhënat e individëve pa pëlqimin e tyre – dhe i bënë rregullat shumë më të vështira për t’u kuptuar.

Këto zbrazëtira të mëdha janë gjithnjë e më zhgënjyese nëse e marrim parasysh faktin se deputetët e PE-së u pajtuan të përkrahin disa masa pozitive në pjesët e tjera të tekstit. Këto masa përfshijnë edhe nivel adekuat të saksioneve në rast të keqpërdorimeve, njoftime për depërtim në bazat e të dhënave, si dhe portabilitet (bartshmëri) dhe mbrojtje të dhënave që mund të jetë standarde ose e dedikuar.

Burimi: ЕDRI-gram „Data protection vote – one step forward, two big steps backwards“ 21 tetor 2013.

Поврзани натписи