Мени

Wikipedia do të çkyçet në shenjë proteste kundër SOPA-s dhe PIPA-s

Më 18 janar, Wikipedia në gjuhën angleze do të kyçet në disa ueb-faqe të popullarizuara, ndërmjet të cilave edhe në Reddit, dhe do të çkyçet në nivel global për 24 orë, në shenjë proteste kundër propozim-ligjeve Stop Online Piracy Act (SOPA) dhe Protect IP Act (PIPA) që gjenden për votim para Kongresit amerikan.

Këto dy ligje shkaktuan kundërshtime të mëdha nga ana e kompanive të mëdha për TI, për shkak se nëpërmjet tyre, kompanitë dhe pushteti do të fitojnë fuqi për të bërë presion mbi ofruesit e internetit dhe kërkuesit e internetit, që të çkyçin ueb-faqe të tëra me përmbajtje të paligjshme. Sipas këtyre ligjeve, ofruesit do të kenë përgjegjësi për ueb-faqet dhe do të duhet të kontrollojnë se çfarë përmbajtjesh përbashkohen, gjë që do të mund ta ngadalësonte inovacionin.

“Nëse pranohen, këto ligje do ta dëmtojnë internetin e lirë dhe të hapur dhe do të kontribuojnë për krijimin e veglave të reja për censurë të ueb-faqeve ndërkombëtare në SHBA.”, thotë fondacioni Wikimedia.

Çkyçja e enciklopedisë do të jetë në nivel global, me qëllim që të ngritet vetëdija te të gjitha komunitetet për rreziqet nga censura në internet.

Wikipedia është ueb-faqja e 6-të më e popullarizuar në botë, me mbi 25 milionë vizitorë në ditë. Sipas themeluesit të Wikipedia-s, Xhimi Uejlls, ky do të jetë një hap i mahnitshëm “wow”, me të cilin ai shpreson se shfrytëzuesit do t’i “shkrijnë” telefonat e senatorëve amerikanë, për ta shprehur pakënaqësinë nga këto ligje.

Burimi: it.com.mk „Wikipedia ќе биде исклучена во знак на протест против SOPA и PIPA“ 17 janar 2012.

Autor: Viktor Arsovski

Поврзани натписи