e-Shoqëri: “Rezistenca Kibernetike për Liri dhe Siguri” (6-7.12.2022)

02.11.2022

Година : 2022

Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 18-të të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk e cila do të mbahet nga 6 deri më 7 dhjetor 2022 në temën “Rezistenca Kibernetike për Liri dhe Siguri”. Konferenca do të mbahet në hotelin “Meriot”, Shkup, si dhe online përmes platformës ZOOM dhe Facebook Live në profilin e Fondacionit Metamorfozis.

Konferenca do të diskutohet për privatësinë dhe sigurinë në epokën digjitale, si dhe për nxitjen dhe kultivimin e një shoqërie rezistente kibernetike. Këto tema do të trajtohen përmes diskutimeve në panel për transformimin digjital të administratës publike dhe shoqërive në vendet e Ballkanit Perëndimor, respektimin e të drejtave të njeriut në hapësirën online, sigurinë kibernetike, mbikëqyrjen dhe përpunimin e të dhënave biometrike, privatësinë, si dhe aktivizmin online. dhe tejkalimin e hendekut gjinor të profesionistëve për sigurinë kibernetike. Temë e diskutimit do të jetë edhe lufta kundër dezinformatave në kohë lufte, dezinformatat si kërcënim i sigurisë për demokracinë, efektet e dezinformatave dhe ndikimet e huaja malinje mbi demokracinë e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë informata për konferencën mund të gjeni në këtë link: eSociety.mk (e-society.mk)