Anëtar i Këshillit drejtues
Zoran Cali ka punuar në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni si drejtor administrativ, dhe në fushënveprimin e tij ka përfshirë edhe programin për zhvillim ekonomik, në periudhën 1997-2018, që do të thotë se ka 25 vjet përvojë në menaxhimin e një organizate të shoqërisë civile. Nga pikëpamja administrative, ai ishte përgjegjës për çështjet ligjore, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe proceset buxhetore. Në kuadër të programit të zhvillimit ekonomik, ai ka menaxhuar projekte për promovimin e trajnimeve për ndërmarrësi, rritjen e njohurive financiare, projekte që kanë të bëjnë me ekonominë rrethore dhe ekologjinë, si dhe sigurimin e të ardhurave dhe zhvillimin e punës bankare mikrofinanciare për kategoritë e cenueshme.
Ai është inxhinier i diplomuar i telekomunikacionit, si dhe ka përfunduar studimet master në menaxhim financiar, si dhe ka ndjekur trajnim për rregullat dhe dispozitat e USAID-it, përgjegjësinë sociale të korporatave, mikrofinancimin dhe udhëheqjen e avancuar. Aktualisht është anëtar bordi i Fondacionit për Mikrofinancim.
Anëtar i Këshillit drejtues, periudha qershor 2024 – qershor 2026.