Мени

Konferenca rajonale POINT 2.1: “Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja”

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me UG Zašto Ne e mbajtën konferencën rajonale “Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja – POINT 2.1” më 23 nëntor 2013.

Ngjarja u ndërlidh me konferencën vjetore “POINT” të cilën “UG Zašto Ne” e organizon nga viti 2012 me qëllim të këmbimit të përvojave të shoqërisë qytetare në kontekst të përdorimit të teknologjive të reja për demokratizimin e jetës publike dhe për promovimin e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë, si dhe për aktivizëm qytetar.

rsz img 2314

Folës dhe pjesëmarrës në diskutim ishin përfaqësuesit e organizatave qytetare nga rajoni, të cilët morën pjesë në dy konferencat paraprake POINT: përfaqësues të organizatës CRTA nga Serbia, Zašto Ne, CCI dhe Revolt nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe Metamorfozis dhe MOST nga Maqedonia.

Përveç asaj që e potencuan rëndësinë e transparencës dhe miratimit të ligjeve të reja, pjesëmarrësit i theksuan mundësitë e mëdha që publikimi i të dhënave në internet i sjell për popullatën. Organizatorët dhe pjesëmarrësit u pajtuan se janë bërë shumë punë për shfrytëzimin e teknologjive të reja për krijimin e qeverive me llogaridhënie më të madhe në rajon, por edhe se këmbimi i përvojave mund të ndihmojë në përhapjen e praktikave të mira nëpër rajon.

rsz img 2289

Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis i prezantoi përvojat nga Vërtetmatësi në Maqedoni, në aspekt të kërkimit të llogarisë nga pushteti duke nxitur diskutime ndërmjet qytetarëve për premtimet dhe deklaratat e dhëna. Përveç kësaj, ai theksoi se duhet të kenë përgjegjësi edhe faktorët e tjerë në procesin politik, dhe për këtë qëllim i fillua edhe projekti “Shërbimi për verifikim të fakteve nga mediat“, me qëllim që të nxiten mediat t’u përmbahen standardeve gazetareske.

Burimi: zastone.ba „Regional conference POINT 2.1 “Accountability of government, civil society and new technologies” 25 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи