Мени

E-mbeturinat: Si e dëmton teknologjia natyrën

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, të gjithë adhuruesit e pajisjeve më të reja teknike gjithnjë e më shpesh i zëvendësojnë pajisjet e tyre, edhe pse një pjesë e tyre janë akoma funksionale dhe e kryejnë detyrën e tyre. Praktika e këtillë e ndërrimit të shpejtë të pajisjeve elektronike kontribuon për sasitë e mëdha të e-mbeturinave që krijohen anembanë botës. Е-mbeturina është term i përgjithshëm që përdoret për t’i përshkruar pajisjet e vjetra, jofunksionale ose të zëvendësuara, që përmbajnë komponente që punojnë me rrymë.

Pajisjet dhe pjesët elektronike të hudhura në mënyrë joadekuate (е-mbeturinat) paraqesin rrezik për mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve sepse përmbajnë elemente toksike të cilat përhapen nëpërmjet dheut, ujërave nëntokësorë dhe sipërfaqësorë, si dhe nëpër ajër nëpërmjet tymit nga deponitë. Kjo kategori përfshin duke filluar nga pajisjet shtëpiake, siç janë frigoriferët dhe tosterët, deri te pajisjet e TKI, siç janë laptopët dhe telefonat e mençur, aparatet për përdorim të gjërë, siç janë televizorët dhe mp3 plejerët, e deri te aparatet si turjelat elektrike dhe makinat për qepje dhe kjo listë vazhdon edhe më tej.

Gjendja me e-mbeturinat në Maqedoni akoma nuk është alarmante, prandaj është koha e vërtetë që të krijohet sistem për menaxhim të drejtë të tyre. Hulumtimet tregojnë se amvisëritë në Maqedoni problem më të madh kanë me aparatet e mëdha elektrike (shporeti, frigoriferi dhe të ngjashme), ndërsa me pajisjet për TKI, problemi do të paraqitet në një të ardhme të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se kjo kategori e pajisjeve poashtu ndryshon më shpejtë. Për momentin gjendja me pajisjet nëpër amvisëri është kjo:

Е Отпад: Како технологијата и штети на природата

Kjo do të thotë se 52% e amvisërive kanë kompjuter personal, 29% laptop, ndërsa 92% e amvisërive kanë televizor me gyp katodik (CRT), pajsisje këto që akoma janë në përdorim dhe paraqesin e-mbeturina potenciale.

bewman_otfrleni_no_vo_domakinstva_sq

Kjo tabelë tregon përqindjen e përfaqësimit të aparateve që janë e-mbeturina, mirëpo për shkak të disa arsyeve akoma ruhen nëpër shtëpi.

bewman_otstraneti_uredi_sq

Kjo tabelë ka të bëjë me e-mbeturinat që janë larguar nga amvisëritë. Metoda që përdoret më shpesh për t’i larguar e-mbeturinat nga amvisëritë është donacioni ose i është dhënë/i është shitur shitësit të mallrave të përdorur. A i zbatoni edhe ju praktikat e njëjta?

Ky tekst është pjesë e projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat” dhe paraqet pjesën e parë nga një seri artikujsh që do të publikohen për këtë temë. Në tekstin e ardhshëm do të mund të lexoni se si të ballafaqoheni në mënyrë të drejtë me e-mbeturinat tuaja.

Ky teskt fillimisht është botuar në : IT.com.mk

Поврзани натписи