Мени

Holandë: një spital në Roterdam zgjodhi softuer të lirë për sistemin e saj të brendshëm për furnizime

Spitali Ijseland në Roterdam, para do kohësh futi në përdorim një sistem të bazuar në softuer të lirë, që do t’i lehtësojë porositë automatike nga depotë interne dhe blerjen e produkteve.

Ky hap është në përputhje me politikën e spitalit për alternativat e bazuara në softuer të lirë në procesin e përzgjedhjes së çdo softueri të ri.

Spitali Ijseland i cili ka mbi 100 mjekë specialistë, 1,500 të punësuar dhe 220 vullnetarë, e zgjodhi sistemin OpenERP (planifikimi i resurseve të ndërmarrjeve) për sistemin e brendshëm të furnizimeve. Kjo zgjedhje është bërë për shkak të faktit se si sistem i bazuar në softuer të lirë, për dallim nga sistemet komerciale, OpenERP ka fleksibilitet të zbatohet në proceset e spitalit. Për këtë vendim ndikuan edhe harxhimet e ulëta për implementimin e tij.

Përveç përkrahjes për sistemin e brendshëm për furnizime, OpenERP gjithashtu do të merret parasysh për përdorim në seksione dhe departamente të ndryshme të spitalit. Për shembull, Departamenti për informacione për pacientët është i interesuar për përdorimin e këtij paketi duke filluar prej vitit të ardhshëm, për ta përkrahur përdorimin e brendshëm të dokumenteve të pacientëve. Përveç kësaj, hulumtohet se a ka module të tjera të OpenERP të cilat mund të jenë të dobishme për spitalin.

Politika e spitalit për t’i marrë parasysh alternativat e bazuara në softuer të lirë tashmë rezultoi me futje në përdorim të më tepër alternativave të bazuara softuer të lirë: Wiki, sistem për menaxhim me përmbajtje (TYPO3), portali (Liferay), SAP serverë të bazuar në Linuks, Apache ueb-serverë, baza e të dhënave PostgreSQL, e tani edhe OpenERP.

Burimi: OSOR.eu „NL: Rotterdam hospital selects OS solution for its internal ordering system“ 20 tetor 2011.

Поврзани натписи