Мени

Maqedoni: Rritet numri i e-shitoreve me politikë privatësi

Monitoringu periodik për praninë e politikave për privatësi te e-shitoret i realizuar nga ekipi i Metamorfozisit tregon një trend rritës. Me rritjen e numrit të e-shitoreve, rritet edhe përqindja e politikave për privatësi në këtë sektor. Në korrik të vitit 2011, 77% e e-shitoreve aktive kanë të publikuar politikë për privatësi.

Si aktivitet vijues i projektit Iniciativa për privatësi në Internet (Online Privacy Initiative – OPI), që ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike për ruajtjen e privatësisë së shfrytëzuesve në internet te pjesëtarët e grupeve kyçe të qëllimit, ekipi i Metamorfozisit mbajti prezantime në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve të organizuara nga ЕkskuizitInkubatorin Yes.

e-stores_SQ

U mbajtën dy prezantime të veçanta, më 28 maj dhe më 5 korrik 2011, ku u përfshinë këto tema:

Në trajnime, ku u përfshinë edhe të gjitha aspektet e tjera të hapjes së e një e-shitoreje, morën pjesë rreth 39 pjesëmarrës, nga këto katër grupe:

  • Pronarë dhe menaxherë të firmave që merren me shitje dhe kanë dëshirë ta përmirësojnë atë nëpërmjet një kanali të ri për shitje
  • Drejtorë të shitjes dhe të marketingut
  • Ndërmarrës të rinj që dëshirojnë të fillojnë e-biznes të tyre
  • Entuziastë që kanë nevojë të mësojnë më tepër për tregtinë elektronike.

Поврзани натписи