Мени

Maqedoni: Shpallen çmimet “Bëju News bloger”

Diversity Media Production (DMP) më datë 29.02.2012, në ora 12.00, në hapësirat e Klubit të Gazetarëve i publikoi çmimet për blogerët e rinj “Bëju NEWS BLOGER”.

Diversity Media Production më datë 29.02.2012, në ora 12.00 pranë Klubit të Gazetarëve publikojë çmimet për blogerët e rinj Bëju NEWS BLOGER”

Vendi i parë i takoi Novica Nakov, për blog-un “(E pa)njohur, (e pa)ditur”.

novica-skopje-januari-2012-webtridobitnici_Copy

Vendi i dytë i takoi Fatlume Dervishit për blog-un “Koncepti i demokracisë në vendet në tranzicion” dhe

Vendi i tretë i takoi Monika Petkovskës dhe Maja Peroskës për blogun “Demokracia – liri për të zgjedhur diktatorët tanë”.

Në konkursin e shpallur morën pjesë gjimnazistë, studentë, aktivistë, gazetarë të rinj, si dhe studentë të fakulteteve të gazetarisë.

Anëtarë të jurisë ishin Aleksandar Çomovski, gazetar me përvojë të gjatë dhe aktualisht redaktor dhe drejtues i programit “Nëse është”, Zoran Stefanovski, i cili për disa vjet ka qenë gazetar pranë redaksisë të BBC-së në gjuhën maqedonase, aktualisht jeton në Londër, Filip Stojanovski, bloger dhe ekspert për media të reja, si dhe ekipi i Diversity Media-s.

Konkursi për blog më të mirë është pjesë e projektit “Qytetarët e informuar mirë si bazë për demokracinë”, në kuadër të të cilit, gazetarë të mirënjohur, tre herë në javë bëjnë analizë në radio, të cilat pastaj publikohen në faqen e internetit diversitymedia.mk, si dhe në rrjetin e 16 radio stacioneve që transmetojnë program në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Diversity Media Production (DMP) është organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar me qëllim që të avancojë gazetarinë profesionale, të kontribuojë për një liri më të madhe të shprehjes, si dhe ta mbështesë demokracinë dhe pluralizmin në Maqedoni.

Qëllimi i DMP është që nëpërmjet profesionalizmit të lartë në gazetari, me theks të veçantë të gazetarisë onlajn dhe të radios, të ndikohet në ngritjen e standardit të gazetarisë në përgjithësi. 

DMP mbështet idenë se qytetarët janë thelbi i jetës politike dhe shoqërore. Për këtë arsye, kjo organizatë do t’u ndihmojë qytetarëve që të jenë pjesë e debateve të rëndësishme, sidomos qytetarëve që janë pjesë e grupeve jo-shumicë dhe atyre të margjinalizuara.

Burimi: Diversity Media Production Shpallen çmimet “Bëju News bloger”, 29 shkurt 2012.

Поврзани натписи