Мени

Studim i BE-së: Prodhimi i brendshëm bruto do të rritej për 9 miliardë euro në qoftë se kyçeshin më tepër femra në sektorin digjital të BE-së

Më tepër vajza të interesuara për karierë digjitale dhe më tepër gra në vendet digjitale të punës do té jenë në dobi të industrisë digjitale, të vetë grave dhe të ekonomisë evropiane. Ky është konstatimi kyç i hulumtimit të Komisionit Evropian për gratë që janë aktive në sektorin e TIK-ut.

Sipas studimit, në këtë moment ka shumë pak gra që punojnë në sektorin e TIK-ut:

  • Nga 1000 femra të diplomuara, vetëm 29 kanë diploma nga fusha e informatikës dhe teknologjitë e komunikimit (në krahasm me 95 meshkuj), ndërsa vetëm 4 nga 1000 femra në fund punojnë në sektorin për TIK.
  • Femrat largohen nga ky sektor diku nga mesi i karierës së tyre në masë më të madhe se sa meshkujt dhe nuk janë të përfaqësuara sa duhet në pozitat udhëheqëse dhe në pozitat vendimmarrëse (më tepër se sa në sektorët e tjerë).
  • Vetëm 19,2 % e punëtorëve në sektorin për TIK kanë shefa femra, në krahasim me 45,2 % të punëtorëve që nuk punojnë në sektorin për TIK.

Mirëpo, kur trendi do të ishte i kundërt dhe sikur femrat të kishin po aqvende digjitale të punës sa edhe meshkujt, Prodhimi i brendshëm bruto evropian do të rritej pér rreth 9 miliardë euro në nivel vjetor ( 1,3 herë prodhimi i brendshëm bruto i Maltës) thuhet në studim. Sektori për TIK do të kishte dobi për shkak se organizatat që janë më inkluzive për femrat në pozita udhëheqëse arrijnë 35 % rikthim më të madh të kapitalit dhe 34 % rikthim më të lartë të përgjithshëm për aksionarët, në krahasim me organizatat e tjera të krahasueshme.

Studimi sugjeron edhe se femrat që punojnë në sektorin për TIK fitojnë pothuajse 9 % më shumë se sa femrat në pjesët e tjera të ekonomisë, ndërsa kanë edhe fleksibilitet më të madh të rregullimit të planeve të tyre të punës dhe më pak janë të prekura nga papunësia (deri në vitin 2015 do të ketë 900.000 vende të paplotësuara të punës në sektorin për TIK në BE).

Zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian për Agjendën digjitale, Neli Kros, deklaroi: “Tani e dijmë, pa dyshim, se më tepër femra në një kompani do të thotë kompani më e shëndoshëзнаеме. Është koha e fundit që sektori për TIK ta kuptojë këtë dhe t’u japë shans femrave që të kontribuojnë për këtë sektor dhe për përfitime ekonomike për Evropën me potencialin e tyre të madh”.

Studimi poashtu i përmend edhe katër fusha prioritare ku duhet të ndërmerren masa:

  • Të ndërtohet imazh i ri i sektorit në sytë e femrave dhe të shoqërisë, me masa siç janë shpërndarja e temave më tërheqëse që kanë të bëjnë me TIK-un në mesim e femrave (interesante, të ndryshme, profitabile, etj.);
  • Të përmirësohet arsimi i femrave në kët sektor, gjegjësisht të promovohet, së bashku me industrinë plan-programi i harmonizuar evropian për nxitjen e karierave të qarta dhe të padyshimta në sektorin e TIK-ut;
  • Të rritet numri i femrave sipërmarrëse në sektorin për TIK, p.sh. të përmirësohet qasja në programet me kapital investues për femrat sipërmarrëse;
  • Të përmirësohen kushtet për punë në këtë sektor, p.sh. duke e potencuar përmirësimin e punës së kompanive që punësojnë femra.

Burimi: ЕDRI-gram „Digital Agenda: Bringing more women into EU digital sector would bring €9 billion annual GDP boost, EU study shows“ 3 tetor, 2013.

 

Поврзани натписи