Мени

U mbajt konferenca rajonale me temë: “Bibliotekat publike nxisin inovacione në komunitet”

Më 14 dhe 15 shkrut, në qendrën për kulturë në Radovish u mbajt konferenca rajonale me temë: “Bibliotekat publike nxisin inovacione në komunitet”, e përkrahur nga organizata ndërkombëtare EIFL-PLIP (Electronic Information for Libraries – Public Library Inovation Program – Informata elektronike për bibliotekat – Programi inovativ për bibliotekat publike).

Qëllimi i konferencës ishte të nxitet bashkëpunimi dhe të lidhen krijuesit e politikave në nivel nacional dhe lokal me komunitetin bibliotekist, si dhe të nxiten bibliotekat publike për bashkëpunim të ndërsjellë dhe inovacione me perspektiva për përkrahje të qasjes së barabartë deri te teknologjia dhe të përkrahet mësimi i përjetshëm dhe shoqëria qytetare aktive.

Ditën e parë u organizua diskutim në panel për problemet me të cilat ballafaqohen bibliotekat në Maqedoni, shërbimet e reja që i fusin në përdorim, si dhe për praktikat e mira dhe mundësitë për zhvillimin e shërbimeve të reja duke i nxitur autoritetet që të bëjnë investime më të mëdha në veprimtarinë bibliotekare dhe t’i shfrytëzojnë më tepër fondet evropiane dhe fondet e tjera.

Ditën e dytë, rreth 25 pjesëmarrës nga Maqedonia dhe vende të tjera i prezantuan shërbimet që janë futur në punën e bibliotekave dhe mundësinë për futjen e shërbimeve të reja.

Sesioni i tretë iu kushtua zbatimit të teknologjisë informatike në punën e bibliotekave dhe bibliotekat digjitale. Në kuadër të këtij sesioni, përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis i prezantoi përfitimet nga zbatimi i resurseve të hapura arsimore në Maqedoni. Përveç pasqyrës së gjendjes aktuale në vendin tonë, u prezantuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, shembuj pozitivë nga vendet e tjera, si dhe rekomandime për Maqedoninë që dalin nga gjithë këto. Prezantimi u përmbyll me mundësitë për bashkëpunim të bibliotekave publike dhe resurseve të hapura arsimore dhe qasjes së hapur, dhe me këtë të ndikohet në arsim që është më i qasshëm dhe përparim në kuptimin shkencor.

Konferenca mundësoi këmbim të përvojave dhe vendosjen e bashkëpunimeve, si dhe këmbim të njohurive ndërmjet bibliotekistëve.

Përveç EIFL-së, në rolin e organizatorit të konferencës ishin: biblioteka popullore komunale “Braqa Milladinovci” në Radovish, Biblioteka kombëtare universitare “Goce Dellçev” – Shtip, Komuna e Radovishit, Shoqata e bibliotekistëve të Maqedonisë dhe Biblioetekat elektronike të Maqedonisë.

Поврзани натписи