Мени

U mbajt Webit 2011

Më 26 dhe 27 tetor, në Sofje u mbjat Webit-i i tretë me radhë, ngjarje ndërkombëtare për marketing digjital dhe industri të TI-së në përgjithësi, më së tepërmi i dedikuar për kompanitë dhe eksperëtë nga fusha e marketingut në Evropën Qendrore dhe Lindore.

webit2011Ngjarjen e këtij viti, sipas organizatorëve, e kanë vizituar mbi 5000 njerëz prej mbi 45 vendeve. Gjatë dy ditëve, sesione paralele u zhvilluan në 5 salla, mirëpo pjesa më e madhe e publikut ishte e koncentruar te “skena” kryesore. Nga kompanitë më të mëdha, u prezantuan Yahoo, Google, Facebook Paypal, Yandex, Microsoft etj. Në fokus ishin taktikat shpallje onlajn dhe integrimi i tyre me format tradicionale.

Siç pritej, në shumë prezantime u potencuan interaksionet e shfrytëzuesve, të cilat shpallësit duhet t’i nxisin me qëllim që të arrijnë lojalitet më të madh ndaj produktit ose shërbimit. Për këtë ide tashmë na përgatitën disa nga ndryshimet më të fundit në rrjetin social, Facebook,  i cili filloi ta masë shkallën e angazhimit të publikut në nodnjë faqe nëpërmjet numrave të prezantuara nën sintagmën „talking about this“.

Duke e pasur parasysh këtë, publiku me padurim e priste prezantimin e përfaqësuesit të Facebook-ut, i cili nuk tha diçka të re, por vetëm i paraqiti mënyrat e qarta për promovim të brendeve nëpërmjet këtij rrjeti social.

Nga ekspozuesit e tjerë, vëmendjen të madhe tërhoqi prezantimi i Mark Bresil nga Microsofti, i cili foli për reklamat e integruara dhe prezantoi një tregin interesant për promovim të produktit të ri, por për fat të keq, publiku nuk pati mundësi të kënaqet në tërësi, për shkak të problemeve teknike me zërin, kështu që prezantimi i pasur multimedial dukej i heshtur.

U lëshua pak dritë edhe mbi politikat për privatësi të cilave kompanitë duhet t’u kushtojnë kujdes, ndërsa organizatori Pllamen Rusev, nëpërmjet një prezantimi edukativ e promovoi librin e tij „Power to the people” (bullgarisht). Dita e dyte, thuajse në tërësi iu kushtua marketingut mobil dhe rrjetave sociale.

Webit është konferencë me karakter të theksuar komercial. Kompanitë e mëdha vijnë për t’u promovuar para një publiku të madh, të tregojnë se kush çka ka bërë dhe si dhe pse të përdoret diçka e tillë. Megjithatë, diçka mund edhe të mësohet. Në gjithë atë statistikë, slajde të ngjashme, dhe fjalime lavdëruese, kishte diçka që e karakterizoi tërë ngjarjen – besimi në marketingun digjital dhe mundësitë që i ofron ai për kompanitë, dhe gjatë kësaj, gjithmonë duke e vën shfrytëzuesin në qendër të vëmendjes. Shkurtimisht, nëse i lëmë anash lidhjen e internetit me ndërprerje, shfaqjen e shkëlqyeshme vizuale në hapësirë dhe sesionet e shumta paralele nëpër të cilat kaluan mijëra njerëz, megjithatë, në Webit 2011 kishte mundësi të dëghohen edhe prezantime inspirative.

Për këtë ngjarje nga Maqedonia shkruan blogu eMarketing, ueb-faqja Kriglla pivo, Kapital etj.

Поврзани натписи