Мени

Vivien Reding i demanton argumentet e Mbretërisë së Bashkuar kundër mbrotjes efektive të të dhënave

Më 6 qershor 2013, nënkryetarja e Komisionit Evropian Vivien Reding u përgjigj në letrën e dërguar dy ditë më parë nga Kris Grejling, deutet, Lord kancelar i Mbretërisë së Bashkuar dhe sekretar shtetëror për drejtëzi. Në letrën e saj, ajo detajisht e demanton analizën e debatit për mbrojtjen e të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar.

Kris Grejling ia përcolli Redingut letrën e hapur të Komesarit për informata të Mbretërisë së Bashkuar  (KIMB), në të cilën përkrahet “qasja e paqartë e bazuar në rrezik” e promovuar nga ana e një pjese të industrisë. Letra e KIMB-së tërheq vërejtjen për “rreziqet” nga përshpejtimi i procesit të reformave (megjithatë, kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë nga Komunikata e parë e BE-së). “Shpejtësia” e këtij procesi shumë të ngadalshëm, siç thotë KIMB-i, do të ishte në dëm të rritjes së kompanive, punësimit dhe konkurrencës së BE-së. Grejling përfundon duek promovuar një letër nga grupi i lobit Biznes Evropa, i cili shprehu shqetësim për qasjen potencialisht të pabalancuar dhe të rëndë të propozimit.

Në përgjigjen e saj në dy faqe, komesarja Reding në mënyrë gjithpërfshirëse i demanton argumentet e paraqitura nga sekretari shtetëror për drejtësi dhe KIMB/lobistët.

Sa i përket rritjes së BE-së, ajo thekson se një ligj për Evropën do ta lehtësojë trafikun e të dhënave dhe do t’u mundësojë kompanive të punojnë me një organ mbikëqyrës. Kjo është në përputhje me kërkesëne Biznes Evropës, duke shtuar se ky rezultat mund të arrihet vetëm nëpërmjet rregullativës së BE-së.

Në lidhje me zvogëlimin e harxhimeve, ajo me kujdes i potencon kundërshtimet e qarta në argumentet e lord kancelarit. Ai, nga njëra anë, është i shqetësuar për shkak të mjedisit jokonkurrues që do të krijohej me Rregullativën, ndërsa nga ana tjetër, është e qartë përkrahja e tij për kërkesën e KIMB-së që ta vazhdojë sistemin e tij të shtrenjtë, burokratik dhe joefikas për njoftim.

Sa i përket zgjerimit të qasjes së bazuar në rrezik, ajo sqaron se kjo është një qasje në të cilën Kryesia irlandeze është duke punuar gjatë muajve të kaluar – që do të thotë se letra për lobim e Biznes Evropës që i është përcjellë komesares nga ana e autoriteteve të Mbretërisë së bashkuar është me të vërtetë e vjetër.

Duke theksuar diçka që do të ishte e qartë për cilindo organ nacional kompetent për mbrojtjen e të dhënave (por qartazi jo edhe për KIMB-në dhe Mbretërinë e Bashkuar), ajo sqaron se privatësia dhe konkurrenca nuk janë “qëllime antagoniste” dhe e potencoi sinergjinë ndërmjet mbrojtjes së të dhënave dhe zhvillimit të bazuar në besim. Ajo tha se propozimi është edhe shtytje për inovacion dhe është në interes jo vetëm të qytetarëve, por edhe të kompanive evropiane.

Komesarja Reding i sulmoi ashpër argumentet absurde për gjoja “shpejtësinë” e këtij procesi, duke theksuar se Direktiva për ruajtjen e të dhënave (e inicuar nga Mbretëria e Bashkuar) u përgatit nga Këshilli i ministrave për vetëm gjashtë muaj.

Letrat nga Mbretëria e Bashkuar i tregojnë mënyrat e shumta se si disa kompani të mëdha i mobilizojnë politikanët dhe krijuesit e politikave që janë të epshëm, ta kryejnë punën e tyre dhe ta minojnë rregullativën e propozuar. Qëllimi është shtyrja, tërheqja e vëmendjes, fshirja dhe shkatërrimi – dhe e gjithë kjo me ndihmën e Komesarit për informata të Mbretërisë së Bashkuar – njeriut detyra e të cilit është t’i mbrojë të dhënat personale.

Burimi: ЕDRI-gram „Viviane Reding dismantles UK’s arguments against effective data protection“ 10 qershor 2013.

Поврзани натписи