CATEGORY

Konferencë rajonale për arsim e Microsoft-it: “Ndikimi i vërtetë për arsim më të mirë”

Microsoft Маqedoni dhe Public Sector Microsoft CEEIt në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë organizojnë Konferencë rajonale për arsim më 4 dhjetor 2013 në hotelin Aleksandar Pallas. Kjo është një mundësi për të mësuar se si të shfrytëzohet teknologjia për përmirësimin e arsimit dhe të mësimit, për krijimin e mundësive dhe ngritjen e standardit jetësor të njerëzve në vend. Merrni pjesë në ngjarjen ku do të eskpozohen zgjidhjet dhe praktikat më të mira që e jetësojnë mësimin brenda dhe jashtë klasës, duke u mundësuar udhëheqësve të arsimit të ndërtojnë një perceptim të ri për mënyrën në të cilën teknologjia mund ta modernizojë mësimin dhe t’i përmirësojë rezultatet.Organizatorët e ngjarjes konsiderojnë se:1 ) Arsimi i shkëlqyer është e drejtë themelore dhe imperativ shoqëror2 ) Теknologjia mund ta përshpejtojë mësimin dhe ndikimin3 ) Mësimi efikas, impresiv jep rezultate më të mira4 ) Komunitetet e nxënësve të përkushtuar që janë hapur për bashkëpunim, janë të rëndësishëm për avancimin e arsimitRegjistrohuni për të marrë pjesë në Konferencën rajonale “Ndikimi i vërtetë për arsim më të mirë” dhe kuptoni se si mund të filloni në mënyrë të vërtetë të ndikoni për arsim më të mirë: Përshpejtim i rritjes ekonomike Përkrahje për të rinjtë Nxitja e risive lokale Ballafaqim me ndryshimet shoqërore Kjo është një mundësi e rrallë të dëgjohen tregime për suksese të mëdha dhe praktika më të mira nga drejtorë të dalluar

Konferenca “e-Qeveria dhe Ditët e hapura të SEEITA-s”

Më 24 dhe 25 tetor 2013 në Shkup, Oda për teknologji informatike dhe të komunikimit – MASIT, në bashkëpunim me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë të Republikës së Maqedonisë, Ambasadën e Francës në Maqedoni, Agjencinë për bashkëpunim ndërkombëtar teknik të ministrive franceze – ADETEF dhe Agjencia franceze për promovimin e eksportit – UBIFRANCE e organizuan konferencën “е-Qeveria dhe Ditët e hapura të SEEITA-s”. Konferenca siguroi mundësi për palët e ndryshme të interesuara t’i përbashkojnë perceptimet e tyre rreth gjendjes aktuale me zhvillimin e sistemeve për e-qeveri në Maqedoni dhe planet për të ardhmen. Përveç kësaj, konferenca siguroi edhe pasqyrë të përvojave nga Franca në fushën e zhvillimit të e-qeverisë. Të gjitha materialet e konferencës gjenden në internet, në ueb-faqen www.seeita.org.     Si përfaqësues i fondacionit Metamorfozis, koordinatori programor Filip Stojanovski morri pjesë në “Tryezën e rrumbullakët për kërkesën” më 24 tetor, duke u përfaqësuar nevojat në fushën e zhvillimit të e-qeverisjes të shprehura nga ana e qytetarëve të Maqedonisë nëpërmjet mjeteve të ndryshme, duke përfshirë anketa, shkrime në bloge, media sociale dhe forume. Which e-government services are Macedonian citizens asking for? from Metamorphosis Prezantimi kishte të bëjë me ndikimin nga përcaktimi i prioriteteve për zhvillimin e shërbimeve për e-qeveri në klasterin për gjenerim të të ardhurave gjatë dekadës së fundit për nevojat e institucioneve shtetërore, që rezultoi me krijimin e hapësirës dhe mundësive për zhvillimin e shërbimeve të reja që në

Fronti për lirinë e të shprehurit: Me burgosjen e Kezharovskit burgoset edhe liria e të shprehurit

Fronti për lirinë e të shprehurit vlerëson se dënimi me burg prej 4,5 viteve për gazetarin Tomisllav Kezharovski, paraqet edhe një goditje të rëndë për lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë.Aktgjykimi kundër Kezharovskit paraqet kërcënim për të gjithë gazetarët që informojnë për punën e policisë, organeve gjyqësore dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore, që në të ardhmen, të jenë të kujdesshëm se çfarë dhe si do të raportojnë, sepse mund të dënohen me dënime të mëdha, pavarësisht se a kanë informuar në mënyrë të drejtë dhe gjatë kësaj a i kanë mbrojtur interesat e qytetarëve.Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga instancat më të mëdha gjyqësore, me procedurë ankimuese, ta shfuqizojnë këtë aktgjykim skandaloz dhe Kezharovski të lirohet nga përgjegjësia për vepër joekzistuese. Kolegu Kezharovski u dënua për shkak të kryerjes me përgjegjësi të punës themelore gazetareske – informimit të publikut për çështjet me interes publik – siç është në këtë rast, zbulimin e abuzimeve të instituticionit dëshmitar i mbrojtur nga ana e policisë dhe organeve gjyqësore.Në të kundërtën, vërtetimi i dënimit të shqiptuar me burg për Kezharovskin, do të thotë dënim me burg për lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë.Fronti për lirinë e të shprehurit (sloboda.kauza.mk) është platformë e gjerë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilat funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ruajtjen dhe promovimin

Metamorfozis, QZHM dhe Infocentar nga Maqedonia kërkojnë mbrojtjen e privatësisë së komunikimeve në internet nga mbikëqyrja dhe përcjellja e pakontrolluar

Fondacioni Metamorfozis, Qendra për zhvillimin e mediave dhe OJQ-ja Infocentar i bashkangjiten koalicionit të madh ndërkombëtar dhe kërkojnë nga Republika e Maqedonisë të vlerësojë se a është legjislacioni nacional dhe aktivitetet në fushën e përcjelljes së komunikimeve në përputhje me detyrimet e marra ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. Organizatat tona i përkrahin trembëdhjetë parimet e propozuara ndërkombëtare kundër përcjelljes së pakontrolluar dhe mbikëqyrjes së komunikimeve. Këto parime, për herë të parë në histori, vendosin një kornizë për përcjellje dhe mbikëqyrje, në kontekst të detyrimeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. 13 parimet e paraqitura para Këshillit për të drejtat e njeriut janë: ligjshmëria e kufizimit të privatësisë; kufizimet të kenë qëllim legjitim dhe të jenë të domosdoshme; përcjellja e komunikimeve të jetë adekuate dhe proporcionale me qëllimin e përcaktuar; vendimin për përcjellje ta marrë organi kompetent gjyqësor; të respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ata të njoftohen me kohë për përcjelljen e komunikimeve të tyre; shfrytëzimi i përcjelljes së komunikimeve të jetë transparent dhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes publike; të sigurohet integriteti i komunikimeve dhe i sistemeve; të sigurohen mjete mbrojtëse në bashkëpunimin ndërkombëtar; si dhe të ketë mbrojtje nga qasja e paligjshme te komunikimet. Që të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore, e njëkohësisht të sigurohet funksionimi i tyre demokratik, në Maqedoni detyrimisht duhet të vendosen mekanikzma për kontroll civil dhe llogaridhënie të shërbimeve shtetërore që kanë

Fronti për lirinë e të shprehurit reagon për deklaratat e ministrit për shoqëri informatike

Dëmtim qëllimkeq i autoritetit të shoqërisë qytetareFronti për lirinë e të shprehurit nuk ka ndërmend të futet në debat atje ku është e qartë se nuk ka vullnet për një gjë të tillë. Megjithatë, e shfrytëzojmë këtë rast të theksojmë se nga intervista e Ministrit për shoqëri informatike për “Utrinski vesnik”-un (1.9.2013) shihen mungesa serioze të njohjes së termit shoqëri qytetare.Njëkohësiisht, ashpër etiketohen dhe akuzohen organizatat joqeveritare në vend se qëllimisht kanë qëndrim negativ sa i përket ligjeve për mediat, me qëllim që të përfitojnë mjete financiare. Kjo është krejtësisht jo e saktë dhe e përjetojmë si dëmtim të qëllimshëm të autoritetit të shoqërisë qytetare. Si ministër për shoqëri informatike, sjellja e këtillë është befasi e pakëndshme, siç befason fakti për mosnjohjen e shoqërisë qytetare në Republikën e Maqedonisë. Duke u përpjekur që të mbetemi pozitivë dhe konstruktivë, këtë do t’ia përshkruajmë mosdijes, e jo arrogancë dhe orientimit destruktiv politik. Ia bëjmë me dije ministrit se si organizata, dëshirojmë, mundemi dhe ekzistojmë që të japim kontribut pozitiv, konstruktiv dhe kompetent për përmirësimin e gjendjeve në domenin e të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, e me vetë këtë, edhe të të drejtës për liri të të shprehurit. Kjo është një fushë, në të cilën mu ligjet e përmendura janë destruktive, që çojnë mbrapa dhe krejtësisht të panevojshme. Ministri mund ta ketë parasysh se ngapak është bërë edhe e mërzitshme që vazhdimisht

Maqedoni: Komsioni Evropian nuk ka kërkuar ligje të këtilla për media

Komunikatë për shtyp e Delegacionit të BE-së në emër të Komisionit Evropian në lidhje me propozimligjet për media  Pas debatit të mbajtur këtë javë në Shkup në lidhje me propozimligjet për media dhe shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, Komisioni Evropian dëshiron ta sqarojë rolin e saj në këtë proces.Përgatitja e legjislacionit të ri për media që duhet ta zëvendësojë Ligjin ekzistues për radiodifuzion për filloi në vitin 2011 me iniciativë të autoriteteve shtetërore, e jo me kërkesë konkrete të Komisionit evropian.Për pjesën e legjislacionit të propozuar që përputhet me legjislacionin e BE-së (Direktiva e BE-së për shërbime mediatike audio-vizuale), Komisioni Evropian ka kryer ekspoertizë të pavarur teknike dhe e ka vënë në dispozicion të qeverisë në vitin 2011, 2012 dhe 2013.Garantimi i lirisë së të shprehurit dhe i të drejtave të tjera themelore është parakusht për kyçjen e vendit në BE, por kur dhe si saktë do të reformohet legjislacioni për media i një vendi është çështje e autoriteteve shtetërore dhe palëve të interesuara.Sa i përket procesit, Komisioni Evropian ishte i qartë që nga fillimi i se qeveria duhet të shfrytëzojë kohë të mjaftueshme që të sigurohet se ligjet e propozuara janë harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira dhe se konsultimet me të gjithë faktorët relevantë ja sa më inkluzive.Përveç këtyre akteve ligjore, Raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit do të përfshijë edhe çështje të tjera, më të gjera dhe

Maqedoni:Fronti i organizatave civile kërkon tërheqjen e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore

Në kumtesën e Frontit për liri të të shprehurit kërkohet tërheqja e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore. Si të papranueshme konsiderohen si procedura ashtu edhe masat ligjore të parapara me këto ligje me të cilat shtesë do t’i shkaktohet goditje lirisë së të shprehurit dhe mediave në Republikën e Maqedonisë.Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja.Një pjesë e madhe e çështjeve që këto ligje kinse i zgjidhin tashmë janë të përfshira me Ligjin për radiodifuzion, Kodin penal dhe Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Njëherësh, ligjet e reja mediale injorojnë faktorë kyç të cilat mundësojnë korrupsion të mediave me para publike dhe jokarakteristike për shoqëritë demokratike, përzihen në sferën e vetërregullimit të profesionit të gazetarisë.Si të papranueshme e konsiderojmë procedurën e propozuesit të legjislaturës së re mediale, me aktrimin e debatit publik dhe konstruktivitetit, t’i sjell ekspertët e huaj për t’i konsultuar në përgatitjen e ligjeve, ndërsa pas largimit të tyre, me amendamente të dorëzuara nga deputetët nga shumica parlamentare, t’i kthejë në lojë të gjitha dispozitat problematike të cilat gjoja janë

Themelohet Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

Më 29 qershor në Strugë u themelua Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë. Këshilli është i themeluar nga ana e 55 organizatave (organizata rinore, organizata për të rinjtë, aleanca dhe forume rinore të partive politike).Siç theksoi Kryetarja e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Ivana Davidovska, misioni është që ti përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve si lidhje me të gjithë faktorët, si dhe të sigurojë kyçjen dhe pjesmarrjen aktive të të rinjve në procesin e marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet.Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë sipas Statutit që u sollë do të udhëhiqet nga organet, Kuvendi general, Bordi drejtues, Bordi mbikqyrës dhe organi ekzekutiv – Sekretariati. Delegatët e Kuvendit themelues i zgjodhën Ivana Davidovska (QDN) për Kryetare, Dona Kosturanova (FRA) – Nënkryetare dhe antarë të Bordit drejtues Ivan Jovanov (Youth Can), Goran Georgiev (Aleanca e vrojtuesve të Maqedonisë), Daniel Kalajxhieski (HERA), Arben Ristemi (Qendra për zhvillim të komunitetit Kërçovë) dhe Antonio Jovanovski (Go Green). Bordi drejtues i zgjedhur gjatë Kuvendit themelues përgaditi plan për punën e tij në gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas këtij plani Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë do të  drejtohet drejt promovimit të rolit të këtij organi dhe mënyrës se si do të vendoset bashkëpunimi me institucionet.Qëllimet e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë i përcaktojnë drejtimet sipas së cilave do të punojë në të ardhmen. Qëllimet janë: nxitja e proceseve për krijimin e politikave adekuate që do të mundësojnë

EDRI: Ligj i ri me të cilin rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni

Ligji i ri për media dhe shërbime audiovizuale i Maqedonisë krijon rreziqe serioze për lirinë e të shprehurit në Maqedoni.Me ligjin e ri zgjerohet fushëveprimi i kontrollit shtetëror duke filluar nga mediat elektronike (që është edhe e arsyeshme për shkak se ato shfrytëzojnë resurs të kufizuar publik, gjegjësisht spektrin pa tel) e deri te të gjitha llojet e mediave, duke i për fshirë edhe mediat në internet dhe ato të shtypura. Kjo është edhe e paarsyeshme edhe e panevojshme dhe në masë të madhe i tejkalon kërkesat e Direktivës së BE-së për shërbime mediatike audiovizuale 2010/13/ЕU.Aq më tepër, definicionet shumë të gjera (për shembull, koncepti gazetar) dhe formulimet e paqarta krijojnë rrezik dhe mundësi për interpretime arbitrare nga ana e rregullatorëve shtetërorë, me çka do të rritej rreziku për minimin e lirisë së të shprehurit.Përgatitja e ligjit u bë pa konsultime efektive me faktorët relevantë, siç janë shoqëria civile dhe mediat profesionale. Si rezultat i kësaj, organeve të parapara rregullatore u jepen autorizime që ato mund t’i zbatojnë në mënyrë jotransparente dhe të papërgjegjshme.Ligji e centralizon fuqinë për shqiptimin e dënimeve të larta dhe sanksioneve të tjera për media dhe gazetarët në kuadër të një organi të vetëm: Agjencisë së re për media dhe shërbime mediatike audiovizuale që është nën kontroll të plotë  partive politike në pushtet. Partitë në pushtet mund të emërojnë 6 nga 7 anëtarët e këshillit nëpërmjet Kuvendit dhe Asociacionit

APC: Qeveria e Maqedonisë ndërmerr hapa për kufizimin e lirisë së të shprehurit në internet dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mediat

Maqedonia është njëra nga vendet ku qytetarët luftojnë për demokraci dhe kundër masave për kontrollimin e mediave dhe kufizimit të lirisë së të shprehurit dhe qasjes deri te informatat në internet dhe jashtë tij.Një nga masat e fundit është Propozimligji i ri për mediat dhe shërbimet mediatike audiovizuale, me të cilin parashihet që të gjitha mediat, edhe ato të shtypura edhe ato onlajn, të filtrohen nëpërmjet një agjencie të centralizuar qeveritare, në ç’mënyrë qeverisë do t’i lejohet në mënyrë ligjore t’i filtrojë dhe t’i censurojë përmbajtjet. Më 8 prill 2013, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e Maqedonisë e prezantoi propozimligjin dhe shpalli një periudhë 60-ditore për konsultime publike, që formalisht do të përfundojë më 8 qershor. Nuk pati konsultime me shoqërinë civile gjatë përpilimit të këtij propozimligji. Mediat e Maqedonisë tashmë kontrollohen në mënyrë të ashpër nga qeveria. “Kontrolli kryesisht bëhet nëpërmjet pronësisë së mediave – pronarët e shumicës së mediave janë njerëz që kanë lidhje të ngushta me qeverinë”, thotë Bardhyl Jashari nga Fondacioni Metamorfozis, që është anëtare e APC-së. Neni 1 i Propozimligjit të ri për media thotë, “me këtë Ligj rregullohen të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e botuesve mediatikë, ofruesve të shërbimeve audiovizuale dhe ofruesve të pakove programore.” Me fjalë të tjera, me këtë ligj do të përcaktohen roli dhe përgjegjësitë e gazetarëve, redaktorëve dhe bloguesve dhe anëtarëve të tjerë të mediave. Poashtu, me ligj do të kërkohet që