Hapet thirrja për pjesëmarrje në Hakatonin e dytë online për të dhëna të hapura

02.11.2021

Година :

I ftojmë të gjithë studentët, kompanitë fillestare (“Start-up”) nga fusha e TI-së dhe të gjithë entuziastët e TI-së që janë të interesuar të paraqiten në edicionin e dytë të Hakatonit për të dhëna të hapura online, që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021, në kuadër të edicionit të 17-të të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk. Hakatoni organizihet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

 

Çfarë është “Hakatoni për të dhëna të hapura”?

Hakatoni për të dhëna të hapura është një sfidë 4-ditore në të cilën pjesëmarrësit duhet të krijojnë një zgjidhje kreative, që do të mundësojë promovimin e konceptit të të dhënave të hapura. Qëllimi kryesor i hakatonit është t’i sjellë të dhënat e hapura më afër qytetarëve dhe t’i prezantojë ato në një mënyrë të thjeshtë dhe inovative.

 

Kush ka të drejtë të marrë pjesë?

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë ekipet e përbëra nga studentë ose kompani “Start-up” (fillestare) në fushën e TI-së. Është e nevojshme që anëtarët e çdo ekipi të kenë njohuri nga programimi, dizajni, ekonomia, marketingu e të ngjashme. Një ekip mund të jetë i përbërë nga paktën tre anëtarë, e më së shumti tetë. Një kompani (*kompani “Start-up” – fillestare) mund të paraqesë vetëm një ekip.

*Kompani “Start-up” është një kompani që nuk është më e vjetër se 6 vjet, e cila ka punuar ose punon ende në zhvillimin e një produkti ose shërbimi inovativ dhe është në një fazë të hershme investimi.

 

Fondi i çmimit për fituesin?

Fituesi i Hakatonit do të marrë mbështetje financiare prej 3.000 dollarësh për ta përfunduar versionin demo (të propozuar dhe të zhvilluar gjatë Hakatonit) në një aplikacion funksional.

 

Regjistrimi i pjesëmarrësve

Aplikimi i ekipeve është mund të bëhet deri më 24 nëntor 2021, deri në orën 16:00. Regjistrimi bëhet në këtë link, ndërsa formularin e plotëson secili anëtar i ekipit individualisht.

 

Pyetje dhe përgjigje?

Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në hakaton@metamorphosis.org.mk; më së voni deri më 24 nëntor 2021. Informatat të detajuara në lidhje me Hakatonin ka në dokumentin: Hakaton për të dhëna të hapura